02.10.2018 - 13:43
Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se presidenti serb, do të qëndrojë sot për një vizitë pune në Moskë.
Sipas asaj çfarë thuhet në mediat serbe, presidenti Vuçiç do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në delegacionin e Serbisë do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
“Do të kem takim me Putinin dhe do të bisedojmë për të gjitha çështjet e rëndësishme, natyrisht edhe për Kosovën”, tha Vuçiç të shtunën.
Më herët Vuçiç ka thënë se do të kërkojë nga Putini mbështetje për Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çështja e Kosovës
Vuçiç takim zyrtar me Putinin në tetor
Temat e diskutimit
Zyrtare/ Putin dhe Vuçiç takohen më 2 tetor
Takimi zyrtar në Kremlin