MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Shqipëri

Vuçiç thotë se është duke kërkuar kompromis

31.10.2018 - 14:26

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk ka dhënë detaje mbi propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse sipas tij, nuk ka asgjë që dikush do ta pranojë, duke shtuar se ai po kërkon kompromis gjatë gjithë kohës.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se është joreale të pritet që 11 nëntori në Paris do të jetë një ditë vendimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, megjithëse atje do të jenë të gjithë ata që sigurisht janë të interesuar për këtë çështje.

Në vende të panumërta kam biseduar në lidhje me nevojën për kompromis, ndërsa për detajet nuk do të flasë, ndërsa nuk kemi asgjë në duar. Në një prej fjalimeve të mia, që është diçka normale, kam thënë se duhet të krijojmë një kufi, sepse unë nuk e di se ku janë kufijtë sot, shumë kanë reaguar. Unë e di çfarë thuhet tek ne, por kur të shkoj në Kosovë, më pret një tjetër kufi të cilin e kanë vendosur ata që kanë udhëhequr para vitit. Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, edhe kjo ka ndodhur gjatë kohës kur jemi udhëhequr nga disa që sot mbajnë fjalime politike”, ka theksuar Vuçiq.

Megjithatë, presidenti serb theksoi se zgjidhja nuk vjen pa pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!