MENU
klinika

Transformimi i FSK-së

Vuçiç: Ushtria e Kosovës destabilizon sigurinë në rajon

29.10.2018 - 14:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm për vazhdimin e dialogut, madje, siç u shpreh ai, edhe në situatën e tensioneve të shtuara politike dhe të sigurisë për serbët në Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian pranë Komitetit parlamentar për stabilizim dhe anëtarësim BE-Serbi, Eduard Kukan.

Vuçiq ka shprehur shqetësimin e tij për krijimin e Ushtrisë së Kosovë, duke thënë se kjo do të çojë në destabilizimin e situatës në rajon.

Kujtojmë se Moska zyrtare është shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN