MENU
klinika

Konventën e Bashkëpunimit Policor

Xhafaj: Rezultatet kundër grupeve kriminale, inkurajuese

02.10.2018 - 10:21

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mori pjesë sot në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore.

Në këtë konventë ai u shpreh se krimet e rënda, krimi i organizuar, terrorizmi dhe flukset migratore përbëjnë padyshim sfidat më të mëdha të cilat kurrsesi nuk mund të adresohen të vetme.

Sipas ministrit të Brendshëm, natyra delikate e këtyre sfidave dhe interesat që preken nga forca reaguese e Policisë ndaj tyre, shkaktojnë shpesh herë sulme frontale ndaj Policisë, akuza, përbaltje dhe goditje të llojeve të ndryshme jo rrallë edhe nën influencën e vetë grupeve kriminale, ndaj ekipeve drejtuese dhe operacionale qe veprojnë në fushën e rendit dhe sigurisë.

xhafaj konica.al
xhafaj konica.al

“Evropa po përballet me flukse migratore nga vende të Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Kjo ka patur një impakt të drejtpërdrejtë, si në nivelin politik, ashtu dhe atë praktik. Lëvizje populiste dhe anti-migratore kanë shënuar rritje ashtu siç kanë shënuar rritje dhe veprimtaritë e paligjshme dhe rrjetet kriminale të kontrabandimit të migrantëve, të trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të armëve, etj.

Rreziku terrorist dhe format e ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm janë bërë shoqëruese të këtyre fenomeneve.

Të gjitha këto, kanë shtuar ndjeshëm barrën dhe pritshmëritë mbi agjencitë ligj zbatuese.

Ndërkohë që ne, politikanët, diskutojmë për zgjidhje rreth tyre apo për të fituar popullaritet në elektorat, përgjegjësia e vërtetë bie mbi ju!

Jeni ju Policia, linja e parë, me të cilët emigrantët përballen në kufi, e bashkë me to dhe kontrabandistët, krimin e organizuar trafikantët dhe terroristët potencialë!,” tha ministri Xhafaj.

xhafaj konica.al
xhafaj konica.al

Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se “Shqipëria si një prej vendeve të afektuara prej këtyre sidave të përbashkëta, por dhe si një vend aspirant për t’ju bashkuar familjes evropiane, ka përgjegjësinë dhe nderin të kryesojë Konventën e Bashkëpunimit Policor të Evropës Juglindore”.

“Reformimi strukturor i Policisë së Shtetit, i konkretizuar në ndryshimet cilësore në Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe fillimi i funksionimit të Task Forcës Speciale në zbatim të plani të Qeverisë shqiptare, operacioni “Forca e Ligjit” janë orientuar pikërisht nga kjo filozofi.

Që nga fillimi i këtij operacioni në Nëntor të vitit të kaluar, në zbatim të këtij Plan Veprimi, lufta kundër krimit të organizuar ka marrë një dinamikë dhe dimension tjetër.

Rezultatet e arritura, edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë qenë vërtetë inkurajuese, duke u përballur dhe goditur një sërë grupesh kriminale të rrezikshme, të cilat ushtronin veprimtarinë e tyre në Shqipëri, por edhe jashtë territorit tonë.

Qeveria, po shqyrton gjithashtu mundësinë e trajtimit financiar shtesë për këto strukturë që janë në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar,” tha ministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i fortë që u bëri

Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë