MENU
klinika

Mbreti i pop-it

Xhaketa e Michael Jackson mund të bëhet e juaja, por…

29.10.2018 - 18:10

Ishte turneu i parë solo i “Mbretit të pop”, Michael Jackson në vitet e largëta 1987 deri 1989. Atëherë, ai u shfaq me një xhaketë të zezë, e cila u kthye në modë, e shumë të rinj mbanin veshur imitimin e saj.

Por pas kaq shumë vitesh, xhaketa që ka mbajtur veshur në këto koncerte Mbreti i Popit mund të bëhet e juaja, por duhet të shpenzoni të paktën 100 mijë dollarë. Mësohet se xhaketa do të dalë në ankand në muajin nëntor me vlerën fillestare prej 100 dollarësh.

Theksojmë se xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” ishte shitur në një ankand për 1.8 milion dollarë në vitin 2011.

Në ankand, i cili do të mbahet më 10 nëntor në Hard Rock Cafe në Times Square të New Yorkut, do të shfaqen kitarat elektrike, ku kanë luajtur Bob Dylan, Paul McCartney, Eric Clapton, dhe anëtarët e U2 grupit, Bono dhe Edge.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?