MENU
klinika

Reagimet

‘Xhisiela’/ 50 OJF i dalin në mbrojtje

01.10.2018 - 12:10

Gjashtë ditë pas denoncimit publik të dhunës, djegies me cigare dhe përdhunimit të vajzës nga Nikla e Fushë-Krujës, Xhisela Maloku nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, sot ka sjell reagimin e Shoqërisë Civile.

Një grupim prej 50 organizatash, aktivistë të të drejtave të grave dhe vajzave si dhe qytetarë kërkuan zbardhjen e plotë dhe pa zbarritje të ngjarjes së dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist.

Përfaqësi të këtyre organizatave i bënë thirrje Prokurorisë të kryejë hetime të shpejta me qëllim vënien e autorëve të dhunës përpara përgjegjësisë penale.

“Kërkojmë nga prokuroria të hetojë me paanësi, përgjegjshmëri me qëllim që çdo person që ka shkelur ligjin pavarësisht statusit të tij, funksionit politik, apo veshjes kriminale të vihet para përgjegjësisë penale”.

Ndërkohë Qëndra për Nisma Ligjore Qytetare tha se i ka ofruar vajzës shërbim ligjor falas me dy nga avokatët e saj.

“Ky shërbim është pranuar të merret nga viktima Xhisiela Malokut.Do ofrojmë dhe shërbime të tjera për të cilat ajo mund të ketë nevojë si shërbime psikologjike falas për atë dhe anëtarët e tjerë të familjes, etj”.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD