MENU
klinika

Reagimi ndaj akuzave

‘ Xhisiela’/ Deputeti Rrahja ‘braktis’ të birin: Ia lë në dorë drejtësisë

01.10.2018 - 13:38

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, ka reaguar lidhur me akuzat politike që i janë drejtuar ditët e fundit.

Sipas akuzave të ish-oficerit Emiljano Nuhu, djali i Rrajës e ka kërcënuar për të fshehur akuzat lidhur me përdhunimin.

Deputeti Rraja, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar duke mohuar akuzat për presion ndaj policisë.

Sipas tij, që prej ditës së publikimit të ngjarjes, ai ka kërkuar hetimin e vendndodhjes së tij, pasi u akuzua se ishte në komisariatin e Krujës.

xhisiela-maloku-rrahja-770x403
xhisiela-maloku-rrahja-770×403

Reagimi i plotë i tij:

“Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:

1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.
2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.

4. Djali dhe vajza kan

rraja konica.al
rraja konica.al

e pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes”.