MENU
klinika

Dëshmia e Xhisiela Malokut

Xhisiela Maloku: Denoncova prej xhelozisë, s’jam përdhunuar kurrë

01.10.2018 - 21:29

Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë, Xhisiela Maloku ka thënë se nuk e kanë kërcënuar asnjëherë, dhe se e ka denoncuar nga xhelozia Rexhep Rrajën, pasi kishte mësuar se ai kishte ikur me pushime me të dashurën e re. Ajo ka deklaruar se nuk është përdhunuar kurrë, dhe se ka raport të mirë me familjen e tij por edhe me të.

Në asnjë moment nuk e kam thënë që janë fis kriminelash, atë e ka thënë Emiljano. Tërheqjen e kallëzimit e kam firmosur, të dytin e bëra në SHKB, sepse atë natë jemi sqaruar. Sapo e ka tërhequr ai ka ikur përsëri në Sarandë me pushime”, thotë Xhisiela.

Pse ju talleshit me Policinë?

Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë. Nuk kam qenë kurrë e kërcënuar dhe Rexhepi më ka ofruar mbështetje.

A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?

Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vi direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.

Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime. Edhe tani po të mësoj që është me të”.

A jeni ndare prej dy vitesh ju?

Po, por kështu e kemi lidhjen ne…

E ke ndjerë mungesën e babait?

Shumë, në çdo moment.

Ka pasur një figurë që e ka zëvendësuar?

 

Po dajat kanë qenë pranë meje por babain s’ta zëvendëson askush.

A do kishte qenë jeta jote ndryshe me babain pranë?

Po, absolutisht po.

Me kë jeton?

Me mamin, motrën e gjyshërit.

Si është jeta e fshatit?

Nuk kam ndenjur aty, se kam bërë shumë jetën e fshatit, më shumë me fjet në shtëpi se kam qenë në shkollë.

A është e vështirë të jetosh në fshat?

Po normalisht që është e vështirë sepse gjëra e parë është mentaliteti. Është mentalitet shumë i mbyllur. Vjen dhe nga meshkujt dhe nga femrat.

Mendoni që një femër në Nikël apo në Zezë jeton e paragjykuar?

Unë jam paragjykuar por kam jetuar për veten.

Ke qenë e lirë në zgjedhjet e tua?

 

Po, s’më ka interesuar mentaliteti. E di që do flasin por s’ka qenë pengesë për mua.

Kë do më fortë?

Motrën.

Pse?

Çdo gjë që kam me të e ndaj. Rrimë kudo bashkë.

Çfarë do doje të ndryshoje?

Do doja të ndryshoja mentalitetin.

Ke pasur gjithmonë këtë peshë trupore? Më dukesh shumë e dobët?

Jo s’kam qenë kaq. Kam rënë 12 kg nga stresi që kur dola në media.

Si e njohe Rexhepin?

E kam njohur në shkollë. Kemi qenë në gjimnaz. Aty jemi lidhur, kemi qenë 17 vjeç. Në vitin 2012.

Ka qenë dashuri me shikim të parë?

Jo jemi njohur. Kemi qenë dhe në 9-vjeçare.

Kush e bëri hapin e parë?

Ai.

Si të propozoi?

Nuk e mbaj mend.

Ti ke vazhduar studimet e larta, të ka mbështetur ai?

Po më ka mbështetur.

Pse po e vazhdon kaq vonë masterin?

Doja të pushoja dhe e fillova tani.

Çfarë kanë qenë këto vite me Rexhepin?

Kemi qenë shumë mirë. Kemi pasur dhe debate por jo gjë tjetër. Nuk ka pasur dhunë, më shumë kemi pasur debate verbale. Arsye xhelozie, mospërputhje mendimesh.

Keni pasur hyrje familjare?

Jo, jo nuk kemi pasur.

Si erdhi ndarja?

Erdhi pa kuptim. Kishim 3 muaj që nuk ishim dakord me gjërat e njeri-tjetri. Erdhi me kërkesë të Rexhepit.

Ku keni qenë?

kolana e librave

Kemi folur në telefon.

Si u ndjeve?

Normalisht që u ndjeva shumë keq. Nuk po e besoja dot.

Jeni takuar pas këtij momenti?

Po jemi takuar. Jemi takuar për t’u sqaruar.

Unë i thosha pse jemi ndarë. Ai thoshte hajde ta them këtu. Me kërkesë të të dyve.

Cili ka qenë muaji?

Që në maj. Po jemi parë dhe jemi takuar më pas.

Kur ka qenë takimi juaj i fundit?

Ka qenë në komisariat takimi i fundit, më 21 korrik.

Ndodhi një konflikt mes ne të dyve. Isha në gjendje të rënduar.

A pati dhunë?

Jo nuk pati. Normalisht një shuplakë por jo më shumë. Kishim më shumë debate.

Dëshmia që ka dalë në media është nga dosja e prokurorisë, ku ju thoni që e keni takuar Rexhepin jashtë një hoteli?

Është e vërtetë.

Si përfunduat në hotel?

Me ftesë të atij. Zënka normale, vetëm një shuplakë të vetme.

Në dëshminë në media që ka dalë nga prokuroria ju thoni që jeni qëlluar me pistoletë, që është ushtruar dhunë me grushte dhe djegie me cigare. A është e vërtetë kjo pjesë e kallëzimit?

Jo nuk është e vërtetë. Këtë gjë e kam kallëzuar nga xhelozia dhe nga inati që kisha ndaj Rexhepit.

Është bërë një akt ekspertize nga një doktor…

Në Tiranë kur dola nga Komisariati e takova.

Ku e dinte ai?

E lajmërova unë. Më tha pse. Ok më tha dil më tako. E takova e më kërkoi falje.

Çfarë ndryshoi kur shkove në komisariatin numër 3?

Ndryshoi sepse ai nuk e mbajti fjalën e dhënë.

Çfarë fjale?

Më tha që s’do bëj asgjë që të lëndojë. Dhe iku me pushime me një vajzë tjetër.

Nga inati shkova ditën tjetër e denoncova për dhunë.

Kush ta ka bërë ekspertizën?

Nuk e di, mjeku, nuk e njoh.

Është një akt ekspertize me foto s’mund ta mohosh?

Nuk e di, e kam dëgjuar në media. Aty thoshte dhe prerje.

Jo hematoma dhe shenja nga cigare.

Po të shohësh në trupin tim i kam akoma ato shenja, janë shenja të një aksidenti që kam bërë në Fier. Kur po shkoja në Patos.

Keni makinë tuajën?

Ishte makina e shoqes.

Po çka thuhet në akt ekspertize për shenjën e cigares çfarë mund të thuash?

Unë e kam dhe këtu një shenjë. Kur ziheshim ne i bënim vetë. Po ta shikosh dhe Rexhepin i ka.

A je duke e justifikuar Rexhepin?

Absolutisht jo. Unë dua të them të vërtetën. Nuk jam nën presion e askujt dhe as kërcënimin e askujt.

Dua të them të vërtetën sepse vetëm për një sherr xhelozie është bërë e gjitha kjo. Nuk më ka djegur me cigare e as më ka vënë pistoletën.

E di që ka pasoja dëshmia e rreme?

Po e di. Për një gabim, janë përfolur emrat e njerëzve të pafajshëm që nuk e di për çfarë arsye e ka bërë oficeri.

Kush janë njerëzit e pafajshëm?

Duke filluar që nga babai i Rexhepit, zoti Rrahman Rraja.

Ku keni qenë në datë 21 në darkë?
Kam qenë në Tiranë pastaj në komisariatin e Fushë krujës. Shkova vetë në Komisariat.
Nuk është e vërtetë që më kanë marrë me zor.

Me kë shkove?
Kam shkuar me një shoqen time.

Kush ka qenë atje?
Ka qenë oficeri i policisë Gentian Çitozi, Rexhepi, babai dhe një kushëri i tij kanë qenë jashtë.
Ato që kanë thënë që më kanë kërcënuar më kanë mbështetur gjithmonë.

Pse vajte në darkë?
Ashtu e mendova.

Pse nisi në orën 10 marrja në pyetje?
Sepse duhet të vinte avokatja dhe psikologja. Kam qenë para psikologes dhe avokatit.

A ju ushtruan presion brenda komisariatit?
Jo. Unë kam qenë në Tiranë dhe më pas direkt në komisariat pa shkuar në shtëpi.

Në datën 21 kush ishin personat prezentë?
Brenda ishte vetëm oficeri Çitozi dhe Rexhepi. Jashtë ishte një kushëri i Rexhepit, babai.

A nuk ishin Taulant Balla dhe Artur Bushi?
Jo absolutisht, e them me bindje të plotë.