MENU
klinika

Fotot

Xhisiela, vajza që trazoi politikën tregon fytyrën (foto)

01.10.2018 - 14:46

Xhisiela Maloku, 25-vjeçarja që tashmë është kthyer në personazhin e ditës, kudo në politikë e media, ka vendosur të bëjë publike veten.

Në fotot më poshtë duket vajza nga Nikla e Fushë-Krujës, e cila prej gati 7 vitesh ishte në një lidhje me djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, denoncoi ish-të dashurin për dhunë dhe përndjekje, kallëzim që më pas u tërhoq nga vetë ajo.

Ndërkohë, Rexhep Rraja u arrestua dje me urdhër të prokurorisë, ndërsa akuzohet për përndjekje

. Xhisiela, teksa në një intervistë televizive vendosi që të shfaqej me kurriz, sot ka thyer ‘rregullin’, ndërsa ka pranuar që të dalë publikisht, vetëm pak orë pasi policia e mori në mbrojtje.