MENU
klinika

Moto GP

Yamaha triumfon në Australi, jashtë Marquez

28.10.2018 - 10:55

Dje deklaronte se, pavarësisht titullit kampion të siguruar matematikisht, në Australi do të luftonte sërish për vendin e parë, por një garë për t’u harruar kjo për Marc Marquez, që në xhiron e gjashtë u dertyrua të tërhiqej pas një kontakti me Johann Zarco.

Trimfoi piloti spanjoll i Yamaha-s, Maverick Vinales. Ky është suksesi i parë sezonal, si për poilotin, ashtu dhe motorin Yamaha, që rikthehet te fitorja pas 25 garash. Në podium u ngjitën edhe dy pilotë italianë, Andrea Iannone me Suzuki dhe Andrea Dovizioso me Ducati.

Marquez e Dovizioso e nisën me duelin e zakonshëm, deri në momentin kur spanjolli del jashtë pistë dhe tërhiqet. Nga ky moment në skenë del motori Yamaha, me të dy pilotët e saj, Vinales e Rossi.

vinales e rossi Moto GP
vinales e rossi Moto GP

Por spanjolli është ai që guxon më shumë, ka një marsh më shumë se rivalët dhe arrin të shkëputet, duke lënë pas italianët të duelojnë për podiumin. Zhgënjen Valentino Rossi, që e mbyll garën në vendin e gjashtë edhe pse në mesin e saj duelonte për fitore apo podium.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN