MENU

Marrëveshja e Ohrit

‘Zaev ka marrë vota nga shqiptarët, duhet t’u përgjigjet kërkesave’

31.10.2018 - 15:40

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në konferencë për media e pyeti kryeministrin Zoran Zaev nëse duhet përsëri të kthehen hapjet e kutive të pandroës, që kur ai deklaroi se nuk është e nevojshme zgjerimi shtesë i kutisë së Pandorës si përgjigje ndaj kërkesave të Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Kasami tha se nuk do të kushtëzojnë duke theksuar se nëse Zaev nuk i pranon kërkesat e partisë, ata edhe më tej do ta përkrahin procesin për anëtarësimin në BE dhe NATO.

Barazia qytetare është diçka që të gjithë duhet të angazhohen. Këto janë vlera për plotësimin e ëndrrës së përbashkët drejt NATO-së dhe BE-së. Besa nuk hyri në këtë proces me kërcënime. Ne edhe më tej do të shtrijmë dorën për bashkëpunim”, deklaroi Kasami.

Ai tha se Zaev nuk duhet të bllokojë për shkak se ka marrë vota nga shqiptarët dhe për shkak kësaj, tani kërkesat ndaj tij janë të mëdha. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN