MENU
klinika

Akuza e Ballës

Zgjedhjet 2009/ Basha liroi të burgosur për zgjedhjet

25.10.2018 - 19:39

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha, se në vitin 2009, ka liruar të burgosur për ti përdorur në zgjedhje.

“Pjesa më e madhe e pronarëve të këtyre kompanive, sikurse e tha edhe Kryeministri sot në kuvend, ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ja pra ku ndahen ata që seriozisht e kanë betejën me krimin dhe ata që krimin e kanë thjesht dhe vetëm një alibi për si kanë bashkëpunuar ata me krimin.

Nuk është larg 2009-a dhe Elbasani e di fare mirë si bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale, madje i nxori edhe nga burgu, për ti përdorur për intimidimin e socialistëve, për intimidimin e qytetareve të Elbasanit”, tha Balla.

Taulant-Balla-PS-konica.al
Taulant-Balla-PS-konica.al

Balla ishte i pranishëm në një takim me gra dhe vajza në Elbasan, ku u fol për nismën e qeverisë që u votua sot në parlament, për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive.

“E pra kjo është e vërteta e madhe, sot Partia Demokratike, nëse realisht e do familjen shqiptare, i do nënat dhe motrat shqiptare, i do të mirën këtij vendi, duhet të ishte e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë dhe të jepte votën pro mbylljes së basteve dhe të lojërave të fatit në këtë vend.

Megjithatë, Partia Demokratikë, ne e dimë, ekip, ku ekip ata, lidership, jo e jo, program as që bëhet fjalë”, shtoi Balla.

Më herët gjatë kësaj të enjteje, Basha bëri akuza të ngjashme ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Sot, mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës”, tha kryedemokrati gjatë një deklarate nga selia blu.