MENU
klinika

Flet Fatmir Limaj

‘Zgjedhjet e parakohshme nuk janë interes i Kosovës’

28.10.2018 - 11:21

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin, mirëpo vetëm atëherë kur është në interes të Kosovës, duke potencuar se interesi shtetëror para atij partiak.

Limaj ka thënë se i rëndësishëm është bashkimi i strukturave politike dhe të arrihet konsensus për interesa në të mirë të vendit.

“Kosova ka çështje të tjera më të rëndësishme me të cilat duhet të merret, para se të hyjë në zgjedhje të parakohshme. Vendi nuk duhet të mbes peng i tyre, por të vazhdojë në zhvillime të tjera”, ka thënë Limaj.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se nuk ka asnjë sinjal se këtë vit do të ketë zgjedhje të reja, ndërsa takimet e fundit të partisë të cilën ai e drejton, i ka quajtur të zakonshme, të punës brenda partisë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN