MENU

Zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet në Brazil/ Kush e fitoi raundin e parë?

08.10.2018 - 09:12

U zhvilluan zgjedhjet presidenciale në Brazil, ku raundi i parë është fituar nga kandidati i së djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro.

Bolsonaro, do të përballet me kandidatin e krahut të majtë nga Partia e Punëtorëve, Fernando Haddad, në raundin e dytë më 28 tetor, pasi ka dështuar të fitojë 50 për qind të votave të nevojshme për të triumfuar.

Sipas BBC, pothuajse pas të gjitha votave të numëruara, Bolsonaro ka fituar 46 për qind të votave dhe Haddad 29 për qind.

Në sondazhet e kryera para mbajtjes së zgjedhjeve është parashikuar se kandidatët do të jenë në garë të ngushtë në rrethin e dytë.

bolsonaro-konica.al
bolsonaro-konica.al

Kandidati i së djathtës ka thënë se ai i sigurt që nëse nuk do të kishte pasur “probleme” në sistemin elektronik të votimit të përdorur në Brazil, ai do të ishte fitues.

“Jam i sigurt që nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, ne do të dinim emrin e presidentit sonte.”

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se cilave “probleme” u është referuar.

Proçesi zgjedhor sipas autoriteteve zgjedhore në Brazil është zhvilluar paqësisht dhe pa ndonjë problem të madh.

Bolsonaro, fitoi mbështetjen e shumë kishave, pasi është katolik dhe ka premtuar se do të mbrojë vlerat e familjes.

Ai ka folur dhe rreth ligjit të armëve për të cilin ka deklaruar se dëshiron të lehtësojë ligjet për to si dhe ka thënë se synon të sjellë në fuqi ligjin për ndëshkim me vdekje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN