MENU
klinika

Kriteret për të përfituar

Zhdoganimi mund të bëhet online

30.10.2018 - 15:58

Zhdoganimi online është një procedurë e thjeshtuar doganore, nëpërmjet së cilës një operator ekonomik mund të autorizohet për të kryer procedurat e zhdoganimit te mallrave në ambientet e tij apo në një ambient tjetër të autorizuar, pa kryer formalitetet në zyrat doganore. Aktualisht, e kanë përfituar këtë thjeshtim shtatë operatorë ekonomikë të cilët kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.

Gjashtë prej tyre merren me import të produkteve ushqimorë dhe tekstil, ndërkohë që kompania tjetër merret me eksportin e peshkut.

Që një biznes të kryejë procedurat doganore online duhet që të përfitojë statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar. Por, jo të gjithë bizneset mund ta përfitojnë këtë status, pasi janë disa kriteret që duhet të plotësojnë. Ligji nuk e përjashton asnjë biznes që të aplikojë, por vetëm pasi të kalojë në një sërë filtrash të sistemit doganor, do të mund që të përfitojë statusin e “besueshmërisë”.

Aplikuesi nuk duhet të ketë kryer shkelje të rënda apo të përsëritura të legjislacionit doganor dhe rregullave tatimore. Është e domosdoshme që biznesi apo sipërmarrja të ketë një sistem menaxhimi tregtar, nëse është e nevojshme edhe regjistra transporti, të cilat lejojnë kryerjen e kontrolleve doganore të përshtatshme. Një tjetër kriter i rëndësishëm është aftësia e mirë paguese .