MENU
klinika

Post-urbanizimi

Zogu i Zi rikonfigurohet me një vepër të kohës

16.10.2018 - 10:42

Zogu i zi ka tashmë një skluturë në rrethrrotullimin e saj. Kjo sklupturë është ideuar dhe realizuar, dhuruar nga artisti me famë botërore Helidon Xhixha që është quajtur ‘’Cosmic S’’. Ajo është vendosur në lulishten e rrethrrotullimit të saj.

Kjo vepër vjen si shprehje transformimi që pëson sheshi i Zogut të Zi, po dhe si një formë ndryshe e të konceptuarit të hapësirës urbane për njeriun në raport me rrugën, hapësirën e gjelbër, simbolikën që zënë objektet e vendosura në këto sheshe, vendin që zë njeriu në raport me objektetet dhe anasjelltas.

Prioriteteti i hapësirës urbane kundrejt një këndvështrimi më komod për njeriun dhe shoqërinë.

Arti do të thotë shumëçka dhe në forma abstraksionizmi të të shprehurit, edhe aty ku ka simbolika të domosdoshme për këndvështrimin sot, ajo i mbivendoset një realiteti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro përuruan veprën dhe e falenderuan artistin Xhixha dhe donatorët për dhuratën që i bënë kryeqytetit si dhe dhanë mendimin e tyre për këtë vepër.

Aty u theksua se edhe kjo vepër e re, në ansamblin e veprave të reja të kohës të instaluara në kryeqytet i japin një orientim të ri hyrjes së Tiranës dhe i jep asaj një portë hyrëse.

Struktura e formës së Skulpturës “Cosmic S” është konceptuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikëri njëra mbi tjetrën, që japin një shembëllim të dy domethënieve të ndryshme, e para vjen si anë emocionale e shpirtit njerëzor dhe ato hidhen në vlera pozitive zbresin nga lart poshtë nga ato pozitive e deri në një kanal komunikimi të përpunuar me kujdes drejt shpirtit.

Pavarësisht qasjeve postmoderniste të hapësirës urbane dhe mënyrës se si vendi forma zë, hapësira dhe përmbajtja si dhe dimesionimi, orientimi i objekteve në art tek njeriu, që sigurisht bëhet që njeriu të ndihet mirë, më natyrshë, më vetvetja, sheshi duhet të kishte një qasje praktike të trasportit dhe të kalimit të këmbësorëve. Jo pak herë ky sheshrrotullim është i një vështirësie të lartë për t’u kaluar nga këmbësorët dhe makinat.

Ideja e dikurshme e mbikalimit ishte shumë më e përshtatshme se e sotmja e rrethrrotullimit nga projekti urban i sotëm. Gjithashtu, një qasje më personalizuese e objektivizmit në art do të ishte më e përsthatshme për një komunitet me zhvillimin urban dhe zhvillimin mendor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN