MENU
klinika

Kuriozitete

10 gjëra që duhet të dini rreth Mari Kyri

10.11.2018 - 11:56

Mari Kyri është një nga femrat më të famshme të botës. Ajo është një nga shkencëtaret më të mëdha që ka marrë është nderuar me çmim Nobel.

Mari Kyri, shkencëtarja franceze ndryshoi botën me zbulimet e saj, duke shërbyer si pikë referimi për brezat e mëpasëm të fizikantëve bërthamorë dhe kimistëve  i dha një dimesion tjetër shkencës.

Më poshtë po ju citojmë 10 gjëra që duhet të dini për fituesen dy herë të çmimit Nobel, puna novatore e radiokativitetet të së cilës e bëri atë një nga shkencëtarët më të famshme të të gjitha kohërave.

  1. Lindi si Maria Sklodoëska në 7 nëntor 1867 në Varshavë të Polonisë. Takoi bashkëshortin e saj, shkencëtarin Pier Kyri, në Paris në vitin 1894, dhe një vit më vonë u martuan. Ishte rreth kësaj kohe që ajo përshtati drejtshkrimin e emrit në gjuhën frënge – Marie.
  2. Në 1903 ndau çmimin Nobel në Fizikë me fizikantin francez Henri Bekërel dhe bashkëshortin për punën e tyre në radioaktivitet. Fillimisht, emri i saj u la jashtë listës së fituesve, por Pier ngulmoi që të përfshihej. Kështu ajo u bë gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel.
  3. Bekërel e frymëzoi Kyrinë të hetonte radioaktivitetin pas zbulimit të tij në vitin 1896. Ata shqyrtuan një material të quajtur pitchblende dhe përfundimisht gjetën dy elementë radioaktivë – radium dhe polonium. Kyri e quajti polonium për nder të vendlindjes së saj.
  4. Në vitin 1906, jeta e Kyrisë u godit nga tragjedia, kur Pier u vra në një aksident automobilistik. Ajo vazhdoi punën e tij si profesor në Sorbonë të Parisit dhe u përkushtua që të vazhdonte punën që kishin nisur së bashku.
  5. Në vitin 1911, ajo u nderua me çmimin e Kimisë – duke u bërë kështu personi i parë që fitoi dy çmime Nobel për dy shkenca të ndryshme.
  6. Vajza e Kyrisë, Iren Zholio-Kyri (Irene Joliot-Curie), gjithashtu fitoi çmimin Nobel në Kimi, së bashku me bashkëshortin e saj, Frederik Zholio-Kyri (Frederic Joliot-Curie), në vitin 1935. Janë dyshja e vetme nënë-bijë që kanë fituar çmimet Nobel
  7. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Kyri punoi për zhvilluar njësi të vogla X-ray të lëvizshme, që mund të përdoreshin për të diagnostikuar dëmtimet në frontin e luftës. Aparatet e para njiheshin me emrin Petit Curies.
  8. Kyri ishte e etur të vazhdonte punën e saj pas luftës. Në 1929, Presidenti i SHBA-së Herbert Hoover i dorëzoi Kyrisë dhuratën prej 50.000 dollarë amerikanë, dhuruar nga miqtë amerikanë të shkencës, për të blerë radium për përdorim në laboratorët e Varshavës.
  9. Ajo vdiq më 4 korrik 1934 nga leuçemia, që besohet të jetë shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezatimit për kërkimet e saj.
  10. Blloqet e shënimeve vijojnë të jenë ende radioaktivë. Kur Mari zhvillonte kërkimet më të rëndësishme për rrezatimin në fillim të shekullit të 20-të, ajo nuk ishte e vetëdijshme për efektet që do linin gjurmë në shëndetin e saj. Për të ishte normale të dilte nga laboratori me shishe poloniumi dhe radiumi në xhepa. Madje, në autobiografinë e saj shprehet: “Një nga kënaqësitë tona ishte të shkonim në sallën tonë të punës gjatë natës; në atë kohë dallonim në të gjitha anët siluetat e shkëlqyeshme të shisheve të kapsulave që përmbanin produktet tona […] Tubat me ngjyra të ndezura ngjanin si drita të zbehta të magjishme”.

Disa thënie të famshme të sajat:

“Mos kini frikë nga perfeksioni. Ju nuk do ta arrini kurrë atë”.

“Jeta nuk është e lehtë për askënd prej nesh, por çfarë të bëjmë? Duhet të jemi këmbëngulës dhe mbi të gjitha besim në vetvete, duhet të besojmë se jemi të talentuar për diçka dhe se kjo gjë duhet të arrihet”.

“Në jetë nuk duhet t’i frikësohemi asgjëje, duhet ta kuptojmë. Tani është koha për të kuptuar më shumë, që të frikësohemi më pak”.

“Jini më pak kureshtarë për njerëzit dhe më shumë kureshtarë për idetë e reja”.

“Njeriu sa më shumë të moshohet, aq më shumë beson se e tashmja duhet të shijohet e vlerësohet”.

“Prinicipi i parë i vetes: Kurrë mos lejo të mposhtesh nga njerëzit apo situatat e ndryshme”.

“Unë jam një nga ata që mendojnë si Nobel, se njerëzimi do të nxjerrë më shumë se të keqen nga zbulimet e reja”.

“Unë jam ndër ata që mendojnë se shkenca ka bukuri të madhe. Një shkencëtar në laboratorin e tij nuk është vetëm një teknik: ai është gjithashtu një fëmijë i vendosur para fenomeneve natyrore, që e bëjnë atë si një përrallë”.

“Nuk mund të shpresoni të ndërtoni një botë më të mirë pa përmirësuar individët. Prandaj, secili prej nesh duhet të punojë për përmirësimin e tij dhe në të njëjtën kohë të ndajë një përgjegjësi të përgjithshme për të gjithë njerëzimin, detyra jonë e veçantë është të ndihmojmë ata për të cilët mendojmë se mund të jemi më të dobishëm”.

“Mësova se mënyra e përparimit nuk ishte as e shpejtë as e lehtë”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët