MENU
klinika

Kalvari i pronarëve

10 mijë dosje pronash pa përgjigje

07.11.2018 - 17:50

Afro 10 mijë dosje pronash në gjithë territorin mbeten ende pa një vlerësim përfundimtar për njohje, kthimin, apo kompensimin e tyre. Shkak janë pasaktësitë me hartat, mungesa e të dhënave kadastrale, djegia e kadastrave në disa qytete, mungesa e bashkëpunimit nga hipotekat apo komisionet e kthim- kompensimit të pronave, deri te pretendimet gjyqësore.

Një seri problematikash lidhur me vlerësimin e dosjeve të pronarëve lidhen edhe me procedurat e reja që aplikohen nga Agjencia e Trajtimit të pronave (ATP) prej vitit të shkuar, por edhe me vetë ligjin e ri të kthimit dhe kompensimit të pronës. Këto procedura përcaktojnë se kompensimi i subjekteve fillon pasi vlerësimi financiar i pronës bëhet përfundimtar dhe ka kaluar afati 30-ditor i njoftimit përmes publikimit të vlerësimit financiar, dhe nuk ka pasur ankim,si edhe subjektet e interesuara dhe Avokatura e Shtetit deklarojnë që nuk do të bëjnë ankim.

ATP-ja vijon procedurat për kompensimin e subjekteve sipas rendit kronologjik, duke filluar nga vendimi më i hershëm. Prioriteti i mënyrave të kompensimit përcaktohet sipas rendit të mëposhtëm: Kompensim fizik në ish-pronën e subjektit të shpronësuar; Kompensim fizik nga fondi i tokës; Kompensim financiar.

ATP-ja kërkon nga autoritetet përkatëse vendore dhe qendrore informacion nëse mbi ish-pronën e njohur me vendim përfundimtar një subjekti të shpronësuar, që mendohet të parashikohet për kompensim fizik, është miratuar leje ndërtimi ose dhënë ndonjë e drejtë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi, apo nëse ka filluar procedura për dhënien e kësaj të drejte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!