MENU

Bie numri i ankesave

10-mujori, OSHEE arkëton 440 mln euro

28.11.2018 - 14:30

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSHEE) ka raportuar arkëtime në vlerën e afro 55 miliardë lekëve ose 440 milionë eurove për dhjetëmujorin e këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë shoqëria, arkëtimet janë rritur me 1.64 miliardë lekë ose 13 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Paralelisht, OSHEE raporton një rënie të ndjeshme të numrit të ankesave, në raport me 10-mujorin e vitit të kaluar. Këtë vit, janë depozituar pranë këtij dikasteri 33 mijë ankesa apo rreth 22 mijë ankesa më pak se në vitin 2017.  Zgjidhshmëria e tyre rezulton në masën 112%, duke qenë se përgjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar edhe 4122 ankesa të mbartuara nga viti i kaluar. Sipas OSHEE-së ky është një tregues i rritjes së performancës së shërbimit ndaj klientit.

Së fundmi, kompania ka nisur të operojë përmes sistemit të ri të “menaxhimit të klientëve” , i cili do të kompletohet në të gjitha degët brenda muajit nëntor. Ky sistem rrit kontrollin dhe standardin e procesit të leximit dhe përshpejtin në koh dhe cilësi zgjidhjen e kërkesave apo ankesave.

Niveli i humbjeve në rrjetin e shëpërndarjes së energjisë elektrike për 10-mujorin e vitit 2018 u regjistrua në nivelin 23.7 %, duke shënuar nivelin më të ulët historik. Sipas të dhënave zyrtare të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ky tregues ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet në rrjet ishin në masën 26.5%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shifrat e 6-mujorit

OSHEE, 267 mln euro arkëtime

Premtimi i bujshëm i Ramës

OSHEE në bursë, projekt apo mirazh?