MENU
klinika

Khabib Nurmagomedov

“10 vjet të më dënojnë, injoroj komisionin”

03.11.2018 - 21:10

Luftëtari rus i arteve marciale mikse në UFC, Khabib Nurmagomedov, që fitoi rreth 1 muaj më parë ndaj irlandezit Conor McGregor, mund të pësojë një pezullim të gjatë dhe humbasë titullin kampion bote të peshës së tij, që e fitoi në prill të këtij viti dhe më pas e mbrojti atë ndaj McGregor.

Khabib ka deklaruar sot se nuk ka ndërmend të udhëtojë në Amerikë dhe të dalë para komisionit, duke arsyetuar edhe këtë vendim që ma marrë. “Më 10 dhjetor ata do të mblidhen sërish dhe do të më kërkojnë, por unë nuk do të shkoj.

Unë mbrojta familjen, fenë dhe vendin tim. Nëse ata dëshirojnë të më ndëshkojnë, le ta bëjnë. Le t’i marrin të gjitha paratë që kam fituar dhe të më dënojnë edhe 10 vjet. Nuk ka asnjë rëndësi për mua. Unë jam i pafajshëm.

Nurmagomedov McGregor UFC
Nurmagomedov McGregor UFC

E nisa dhe e mbylla duelin si burrë, unë e fitova duelin brenda rregullave të lojës. Pas duelit unë i tregova McGregor atë që ai kishte bërë për disa muaj me radhë para sfidës”, – tha Khabib Nurmagomedov.

Khabib dhe McGregor vijojnë të jenë të pezulluar pa afat nga Komisioni i Sportit në Nevada, pas incidentit që dy sportistët krijuan pas duelit mes tyre, në eventin UFC-229 (më 6 tetor, në Las Vegas). Komisioni ka shtyrë marrjen e një vendimi përfundimtar më datën 10 dhjetor, kur dhe do të ballafaqohet me të dy sportistët, që do të justifikojnë veprimet e tyre.

Në mbledhjen e parë, Komisioni vendosi gjithashtu që Khabib Nurmagomedov të marrë vetëm 50% të shpërblimit për fitimin e duelit ndaj McGregor, pra vetëm 1 nga 2 milionë dollarë të parashikuara. Ndërsa pjesa tjetër e shpërblimit është ende peng i hetimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN