MENU
klinika

Deklarata

12 efektivë të lënduar/ Lleshaj nga spitali apel opozitës

22.11.2018 - 12:51

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar mesditën e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë për të vizituar efektivët e policisë që pësuan lëndime të ndryshme gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para parlamentit.

Pas daljes nga spitali ministri Lleshaj ka folur për mediat dhe i ka bërë apel deputetëve të opozitës të distancohen nga dhuna.

“Është për të ardhur keq e papranueshme që në një ditë të tille krejt normale të ndodhë një ngjarje anormale, të goditet Policia e Shtetit. Sot për fat të keq është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm që në shkelje të ligjit ngrenë dorë mbi policinë e shtetit. Po ashtu forca politike inspirojnë dhunë ndaj policisë së shtetit.

Janë një numër i konsiderueshmë policisësh të dëmtuar. Policia është policia e tyre, mban mbi supe simbole të kombit kush ngre dorën ndaj saj ngre dorën ndaj interesit publik dhe vlerave e simboleve kombëtare. Përfaqësues politikë të caktuar që mundohen të fitojnë kapital politik të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme, dhe të dalin në mbështetje të policisë”, deklaroi ministri Lleshaj pasi doli nga spitali.

Ministri tha se qytetarët të kuptojnë se policia do të kryejë detyrën ndaj çdo individi, në rastin konkret edhe ndaj atyre të Unazës së Re. “Ata që kanë guxuar të ngrenë dorë, mos ta kuptojnë tolerancën si dobësi, nuk është akt dobësie, dhe nuk ka për t’u toleruar”, deklaroi Lleshaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!