MENU

Shkak emërimi dhe pagat

16 magjistratët padisin Ramën, Metën dhe Markun

11.11.2018 - 21:26

16 magjistratë i drejtohen Gjykatës Administrative lidhur me zgjidhjen e dy çështjeve, atë të emërimit si dhe atë të pagës.

Më herët ata i ishin drejtuar Arta Markut dhe Ilir Metës, me anë të një letre të hapur.

Gjyqtarët rezultojnë ende të papunësuar dhe në pritje për emërimin e tyre si prokurorë e gjyqtarë, në këtë mënyrë ata kanë zgjedhur të padisin në Gjykatë, Kryeprokuroren Arta Marku, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Ministrave.

Gjyqtarja Elvana Çiçolli, do të jetë ajo e cila do të marrë vendimin lidhur me pranimin ose jo të padisë së 16 magjistratëve.

Padia për të cilën bëhet fjalë, është depozituar më 26 shtator të këtij viti në Gjykatën Administrative.

arta-marku-konica.al
arta-marku-konica.al

MAGJISTRATËT

“Disa nga përfaqësuesit e palës paditëse janë shprehur se vendimi i tyre lidhet me faktin se që prej korrikut, kohë kur ata kanë mbaruar stazhin, nuk marrin më pagesë.

E nga ana tjetër, ata thonë se në kushtet kur ka vende bosh, presin që të emërohen në detyrë. Pak kohë më parë ishte KLD dhe Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, që sqaruan arsyet e mosdekretimit, me faktin se ligji i ri nuk ua njeh këto kompetenca, të cilat i kanë kaluar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas legjislacionit, 16 magjistratët, të ndarë në 8 prokurorë e 8 gjyqtarë, pasi mbarojnë shkollën, bëjnë një stazh të paguar me gjysmën e pagës. Në përfundim të stazhit, ata emërohen në detyrë, gjyqtarët nga KLD dhe prokurorët nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ndërsa, sipas Reformës në Drejtësi dhe ligjeve të reja, këto kompetenca i ka KLP dhe KLGJ. Në kushtet kur këto institucione ende nuk janë krijuar, palët ndajnë qëndrime të kundërta për emërimin e magjistratëve, të cilët në korrik kanë mbaruar stazhin.”

edi rama-konica.al
edi rama-konica.al

PADIA:

“Më datë 26 shtator të këtij viti, në Gjykatën Administrative në Tiranë është regjistruar padia e 16 magjistratëve, Albjona Papajani dhe të tjerë, kundër Këshillit të Ministrave, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Statusi i çështjes është ende në përpunim, ndërsa gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë është Elvana Çiçolli. Baza ligjore mbi të cilën është ngritur padia është: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Kodi i Procedurës Civile, Ligji 49/2012, Ligji 96/2012, Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Ligji nr.88363, datë 01.07.1998 “Për krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor”, Ligji nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Faksimile e padisë së magjistratëve”

presidenti meta reagon per ngjarjen ne bularat-konica.al

Letra për Markun e Metën

“Në maj të këtij viti, magjistratët e rinj i janë drejtuar me një letër Ilir Metës, në cilësinë e kryetarit të KLD-së dhe Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, përmes së cilës u kërkonin këtyre institucioneve të ushtrojnë kompetencat kushtetuese për emërimin e tyre në detyrë.

Magjistratët e rinj bënin të ditur në letrën e tyre se, më 30 qershor, ata ndërpresin marrëdhënien me shkollën e Magjistraturës.

Sipas ndryshimeve ligjore pas Reformës në Drejtësi, magjistratët duhet të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Por, për shkak të vonesave të procesit të vetingut për trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, këto dy institucione të reja të sistemit të drejtësisë nuk janë ngritur ende.”