MENU
klinika

Rriten arkëtimet Ujësjellësave

17 milionë euro më shumë

08.11.2018 - 13:00

Arkëtimet e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve janë rritur me 17 milionë euro këtë vit. Gjatë një konference të përbashkët të organizuar në Tiranë nga shoqatat e Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë dhe Kosovës, ministri  Damian Gjiknuri tha se reforma në këtë sektor ka filluar të japë rezultate.

“Që të administrojmë siç duhet ujin, duhet të kemi njerëz profesionistë e që dinë të menaxhojnë këtë pasuri kaq të rëndësishme. Ne në Shqipëri kemi filluar një reformë të rëndësishme, përsa i përket mirëmenaxhimit të sektorit të ujit të pijshëm. Rezultatet e para kanë qenë të mira. Është rritur arkëtimi me 17 milion euro më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Janë reduktuar ekspozimet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Megjithë optimizmin e ministrit, rritja e të ardhurave në fakt ka ardhur jo vetëm nga përmirësimi i arkëtimeve, por edhe nga rritja e çmimeve të ujit në disa qarqe të vendit.

Sidoqoftë, Gjiknuri shtoi se, në kuadër të reformës së ujit, është bërë e mundur që në periudhën 9-mujore të këtij viti të instalohen 74 mijë matësa dhe të nënshkruhen 37 mijë kontrata të reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN