MENU

Opinion

3 dështimet e mëdha, të ‘qeverisë (kosovare) së sporteve të rënda’

26.11.2018 - 15:12

1. LIBERALIZIMI, ku tashmë edhe shtetet e kumbarisë së pavarësisē, hezituan në marrjen e një vendimi pro këtij procesi, sa obligativ për BE-ne, aq edhe të nevojshēm për kosovarët. Themi obligativ, shkaku se “arkitektura e kazanit të ëndrres europiane”, në rast se dëshiron të realizohet si pandam i “ëndrres amerikane”, ka për detyrim t’i joshë e më pastaj edhe t’i inkorporoj si pjesë të veta, edhe rajonet siq janë ai i Ballkanit Perëndimor. Kurse, të nevojshēm, shkaku se kosovarë janë ende i vetmi vend që është i privuar nga e drejta e qarkullimit të lirë, dhe të qenit edhe de jure pjesë e qytetarisë europiane

2. Ç)NJOHJET, (vetëm një njohje, e tetë çnjohje!?); Lëre, që diplomacia aktuale nuk solli njohje të reja, por, me indolencën, amatorizmin, politizimin e skajshëm arriti t’i “dhuroj” Serbisē edhe tetē çnjohje tjera! Duke ridëshmuar, kështu, si paaftēsinē ashtu edhe injorancën totale ndaj artit tē diplomacisē bashkēkohore. Ku nuk mjafton vetēm të dërgosh sms, dhe aty këtu ndonjē “bakshish (shteteve ujdhesa) prokurorëve” vendimarrēs diplomatik të vendeve të targetuara për njohje të reja, por, edhe; lobim permanent, animim spontan të programuar, e me agjenda e metoda shumë më tē sofistikuara, ku shtërngimi i duarëve mbetet veq kurorēzim final e formal i takimeve diplomatike, e jo njohje e pranim i shtetēsisë së Kosovēs. Gjithë këtij angazhimi kaq inert e turravrap diplomatik kosovar, kur t’i shtohen edhe tetë çnjohje, që ia shkaktoi lobimin online i diplomacisës kurioze serbe, bëhet edhe më i qartë bilansi i diplomacisē tejet të politizuar e amatoreske, të kēsaj qeverie centaur!

3. INTERPOLI, si synim dhe obligim shtetëror i kosovarëve, me një qeveri të tillë të brishtë dhe tejet inerte, pêrballë një makinerie të tërë lobuese serbo-ruse, ishte pothuajse një “immpossible mision”! Por, kjo nuk e amneston as përkushtimin, e as mundësinë e lobimit kosovar. Sepse, lubuesit shqiptaro-kosovar, kanë menduar ta përgaditisin jo një strategji shumē më të avansuar, por, edhe shumë mē agjile e shumē më imponuese e “agresive, në qarqet globale dhe ato kontinentale, për anëtarësim. Gjithë kësaj, kur i shtojmë edhe jokordinimin qeveritar (shto këtu “betejat” e humbura makabre për emërime e shkarkime partiake, të korit diplomatik), me miqtë dhe sponzoruesit e pavarësisē, atëherë kuptojmë qartë dështimin e apostrofuar, në njërin ndër institucionet gati më të rëndēsishme globale, si është Interpoli.

P.S. Kjo qeveri centaur, mund të blejë kohë mandare, vetëm, nëse sot në Pejē me qeverinë Rama, arrinë ndonjë konsenzus mbinacional, e që shkon nē interes gjithëkombētar…! Ta shohim

 

Nga Fadil Maloku