MENU

Reforma e ujit

35 mijë kontrata të reja me ujësjellësat

13.11.2018 - 11:24

E ashtuquajtura reformë në sektorin e ujit të pijshëm deri tani ka sjellë nënshkrimin e 35 mijë kontratave të reja të konsumatorëve. Shifrat e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve tregojnë një rënie të numrit të familjeve që e shfrytëzojnë ujin e pijshëm pa kontratë apo e thënë më thejsht, e vjedhin atë.

Megjithatë, nisur nga mungesa e përmirësimit në treguesit e ujit pa të ardhura dhe kohën e furnizimit me ujë, Enti Rregullator i Ujit kërkon përshpejtim të reformës në sektor. Për këtë kërkohet një angazhim më i madh i bashkive dhe shoqërive ujësjellës kanalizime (UK) për regjistrimin e tyre si shoqëri të riorganizuara në përputhje me reformën, si edhe të institucioneve të tjera që kanë lidhje me sektorin duke vendosur afate dhe klauzola që parashikojnë sanksione në rast mosrespektimi të tyre.

Po ashtu, duke pasur parasysh defiçitin financiar të operimit të sektorit UK dhe nevojës për subvencione, me qëllim shëndoshjen financiare të sektorit, ERRU thekson se duhet të riorientohet fokusi i reformës për fazën emergjente në realizimin e një analize më të thelluar të performancës së shoqërive me më shumë probleme për të përcaktuar shkaqet e performancës së dobët financiare, si dhe hartimi i Plan Veprimeve për përmirësimin e saj.

Në këtë kuadër, Ministria e Infrastruktururës dhe Energjisë ndryshoi së fundmi metodologjinë që do të përdorë për subvencionimin e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve nga buxheti i shtetit. Përmes një udhëzimi që mban datën 4 tetor, përcaktohet se vlerësimi i nevojave për subvencione, si dhe detajimi dhe shpërndarja e tyre nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve do të bazohet në të dhënat e raportuara nga këto shoqëri si dhe në ecurinë e përmbushjes së kritereve të përcaktuara në kontratat e performancës, lidhur ndërmjet Agjencisë dhe bashkisë ku ato operojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rriten arkëtimet Ujësjellësave

17 milionë euro më shumë