MENU

Na furnizojnë Rusia dhe Serbia

40 mln euro drithëra të importuara

29.11.2018 - 12:25

Vendi ynë ka importuar sasi në rritje të drithërave gjatë nëntë muajve të parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, me një vlerë prej 5 miliardë lekësh (40 milionë euro) nga 3.9 miliardë lekë që u importuan një vit më parë.

Ndërsa në sasi janë importuar rreth 195 mijë ton nga 151 mijë ton të importuara për 9 mujorin e 2017-ës.  Gjithashtu, në rritje është edhe import i elbit, misrit dhe orizit.

Konkretisht, misër është importuar në vlerën e rreth 2 miliardë lekëve nga 1.6 miliardë apo rreth 73 mijë ton, ndërsa në vend ky drith përdoret më së shumti si ushqim për kafshët.

Ndërsa sa i përket eksporteve, gjatë 9-mujorit të këtij vitit, vendi ynë nuk ka eksportuar grurë, ndërsa ka tregtuar në vlera shumë të ulëta drithërat e tjera si misër, tërshërë dhe oriz.

Kjo balancë tregon rritjen e kërkesës në vend për drithëra dhe pamjaftueshmërinë e prodhimit vendas për të plotësuar kërkesën konsumatore.

Partnerët kyesore nga ku Shqipëria furnizohet për grurin, miellin dhe thekrën janë Rusia dhe Serbia.