MENU
klinika

Dramë njerëzore

Historia e Ana Frank vjen në Teatrin Metropol

05.11.2018 - 13:06

‘’Çdokush ka brenda vetes diçka të mirë. Gjëja e mirë është se ti nuk e di se sa i madh mund të jesh, sa shumë mund të duash, çfarë mund të arrish dhe cili është potenciali yt’’

 Këto janë fjalët e një vocërrakeje që japin dashurinë e një bote të mbledhur dhe të hedhur në dy rreshta të një libri që do t’i mbijetonte shfarosjes naziste.

Është e njohur lufta e nazistëve kundër hebrenjve dhe kampet e tyre shfarosose deri në makabritet, shfarosja e rreth 7 milion hebrenjve përkundër 62 milion njerëzve ose 2.5% e popullsisë së gjithë globit që krijoi Lufta e II Botërore.

Në këtë dramë njerëzore të këto 7 milion hebrenjve të vuajtur është edhe ajo e familjes Frank me anë të ditarit të Ana Frank që do të jepet së shpejti në Teatrin Metropol.  Po cila është ngjarja e familjes Frank?

Ajo fillon me Luftën e II Botërore kur Gjermania naziste kishte pushtuar Hollandën në vitin 1940. Në qendër të saj ideologjia naziste kishte eliminimin e çdo hebreu me një strategji të mirë ideuar.

Familja Frank e vënë në lëvizje nga kjo frikë e madhe, u mundua të sistemohej në një vend të fshehtë për të mbijetuar.

Babai i Ana Frankut, Oto Frank, i frikësuar për familjen e tij ra në ujdi me bashkëpunëtorët e biznesit të tij për ta vazhduar punën në një vend të fshehtë, që të qendronin aty derisa lufta të përfundonte.

Në këtë periudhë terrori ata u strehuan pothuasje në dy vjet radhazi. E apasionuar pas shkrimit dhe leximit Ana merr për dhuratë një ditar për ditëlindjen e saj dhe ia vendosi emrin ‘’Kiti’’. Ajo vendosi të shkruajë gjithçka që i ndodhte në jetës e saj. Por historia e saj e mëpasme do të ishte e dhimbshme.

Dukej sikur ata ishin fshehur dhe çdo gjë do t’u shkonte mbarë, por siç ndodhte në atë kohë, me anë të një spiunimi vendstrehimin e gjejnë  gestapot e nazistëve.

Familja më pas dërgohet në kalvarin e vuajtjeve në kampin e përqendrimit. Vetëm babai i saj mbijetoi nga ky kamp shfarosës në Aushvic. Gruaja e Oto Frank vdiq, bashkë me të edhe Ana dhe motra e saj në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen dhe tragjikisht vdiq vetëm disa ditë pasi kampi të lirohej.

Nuk dihet se si vdiq Ana, por mendohet se vdiq nga një epidemi në vitin 1945. Nga jeta e shkurtër u letërzua një libër që mundi t’i mbijetojë kohës.

Nga familja pas luftës kishte ngelur tashmë Oto Franku dhe ditari i vajzës së tij të cilin ai e botoi më pas.

Ky libër i përkthyer në disa gjuhë të botës, është një ndër më të lexuarit. Libri mbahet gjithashtu në shtëpinë e dikurshme ku u strehuan familja Frank që tashmë është kthyer në muze.

Së shpejti kjo histori vjen në teatrin Metropol.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit