MENU
klinika

Deklarata

6 efektivë të plagosur në protestë, policia: Distancohuni nga dhuna

22.11.2018 - 11:43

Pas protestës së banorëve të Unazës së Re përballë Parlamentit, ka reaguar Policia e Shtetit.

Policia bën me dije se 6 punonjës të policisë janë lënduar si pasojë e mjete të forta dhe piroteknike të hedhur mbi punonjësit e Policisë.

Gjithashtu policia i bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah. Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”- thotë policia.