MENU
klinika

Mos i përsërisni

6 gabimet e mëngjesit që ngadalësojnë metabolizmin

12.11.2018 - 15:21

 

Sot ,gjithnjë e më shumë njerëz marrin një vendim për të filluar një jetese të shëndetshme dhe të heqin qafe peshën e tepërt. Ata  fillojnë të hanë ushqime të shëndetshme dhe të bëjnë ushtrime të përditshme.

Ne të gjithë e dimë se metabolizmi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për ata që luftojnë me peshën e tepërt. Megjithatë, ka raste kur ne  e ngadalësojmë metabolizmin tonë edhe pa e ditur atë.

Sot kemi disa informacione të rëndësishme për ju. Këtu është një listë e shprehive të mëngjesit që ngadalësojnë metabolizmin dhe në këtë mënyrë ju pengojnë të dobësoheni dhe të jeni të shëndetshëm. Duke iu shmangur atyre, do të arrini më shpejt të keni  trupin e tonifikuar dhe tërheqës që dëshironi.

 

  1. Zgjimi shume herët

Shumë njerëz duan të ngrihen herët, pasi ata kanë më shumë kohë për mëngjesin e tyre ose për ndonjë gjë tjetër. Megjithatë nëse zgjoheni më herët ,për shkak të reduktimit të sasisë së gjumit mund të shkaktojë disa problem shëndetësore duke përfshirë dhe mbipeshën. Pra sigurohuni që të flini të paktën 7 orë në ditë.

  1. Moskonsumimi i sasisë së nevojshme të ujit

Është një fakt i njohur se hidratimi është një çelës për shëndetin dhe bukurinë . Gjithashtu ndihmon për të rritur metabolizmin dhe largimin e toksinave nga trupi. Pra, sigurohuni që të pini të paktën  2-3 litra ujë në ditë. Pirja e një gotë me ujë të ngrohtë me lëng limoni në mëngjes në stomak bosh është gjithashtu një ide e mirë.

 

  1. Mosngrënia e mëngjesit / mëngjesi jo i shëndetshëm

Duhet  të dini se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ndihmon metabolizmin të funksionojë siç duhet. Duke lënë mënjanë mëngjesin,privoni trupin nga burimi kryesor i energjisë për tërë ditën. Është thelbësore që të konsumoni ushqime të shëndetshme që përfshijnë proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, vitamina të ndryshme dhe elementë të tjerë.

  1. Mëngjesi  shumë i vonë

Koha kur hani mëngjesin është gjithashtu e rëndësishme për metabolizmin. Duhet  të hani mëngjesin një orë pasi të zgjoheni. Në këtë mënyrë  do të merrni të gjitha përfitimet e nevojshme dhe metabolizmi do të funksionojë siç duhet.

  1. Produktet  e kafesë

Këtu flasim për ato pije që përmbajnë sheqer, krem  dhe gjëra të ngjashme. Këto lloje të kafesë ju ndihmojnë të zgjoheni dhe të ndiheni më mirë. Megjithatë, kjo është një ide e keqe sidomos për ata njerëz që duan të humbin peshë.

 

  1. STRESI

Çdo mëngjes mijëra njerëz përjetojnë stres. Disa prej tyre nuk kanë kohë për mëngjes, të tjerët nuk kanë fjetur  mjaftueshëm dhe ndihen të zemëruar. Sidoqoftë, të gjitha këto gjëra rritin nivelet e kortizolit në trup.Kjo është arsyeja pse ju vuani nga stresi gjithë ditën.Kortizoni ndikon në metabolizëm dhe shkakton shtimin e peshës. Pra, duhet të bëni çmos për të shmangur stresin jo vetëm në mëngjes, por edhe  gjatë ditës në përgjithësi.