MENU
klinika

Përfshirja në dietë

7 përfitimet shëndetësore të bananes!

01.11.2018 - 10:43

Një nxitës i menjëhershëm i energjisë është edhe banania është një frut që zakonisht gjendet në të gjithë globin.

Në Indi, i jepet shumë rëndësi ku shumë kuzhina rajonale e përdorin atë në bërjen e ëmbëlsirave tradicionale.
Ajo ju siguron energji të menjëhershme për të nisur ditën tuaj dhe thuhet se është shumë e mirë për stomakun.

Nëse keni ende nevojë për arsye se pse duhet të përfshini banane në dietën tuaj, këtu janë përfitime të pabesueshme shëndetësore nga konsumimi i bananes:

1. Përmbajtja e lartë në fibra

Banania është e ngarkuar me fibra, të tretshme dhe të patretshme. Fibrat e tretshme kanë tendencë për të ngadalësuar tretjen dhe për t’ju bërë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Për këtë arsye bananet shpesh sugjerohen në mëngjes që të mund të filloni ditën tuaj pa pasur nevojë të shqetësoheni për vaktin e ardhshëm.

2. Shëndeti i zemrës

Ushqimet me fibra të larta thuhet se janë të mira për zemrën. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, rritja e konsumit të ushqimeve të pasura me fibra, siç janë bananet, mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve koronare të zemrës.

3. Lehtësia në tretje

Banania ka një shije të ëmbël dhe të thartë. Shija e acidit është e njohur për të stimuluar lëngjet ndihmëse të tretjes, duke mbështetur tretjen dhe duke ndihmuar në funksionimin e metabolizmit.

4. Fuqizim i ushqyesve që përmban

Banania është një përbërës i fuqishëm kur është fjala për të ushqyerit. Ajo përmban vitamina esenciale dhe minerale të tilla, si: kalium, kalcium, mangan, magnez, hekur, folatë, niacinë, riboflavin dhe B6.

Këto të gjitha kontribuojnë në funksionimin e duhur të trupit dhe mbajtjen e shëndetshme të trupit.

5. Burimi i lartë i kaliumit

Përmbajtja e lartë e kaliumit në banane e bën atë një super frut. Ky mineral është i njohur për vetitë e shumta shëndetësore, që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës, presionin e gjakut dhe mban vigjilencën e trurit.

Kështu që sigurohuni që të shtoni banane në përditshmërinë tuaj për të mbajtur zemrën dhe trurin tuaj të shëndetshëm, plus për më shumë presion të gjakut.

6. Presioni i gjakut

Është një fakt i njohur, se kripa është fajtori kur vjen puna të presioni i lartë i gjakut. Bananet kanë përmbajtje të ulët të kripës dhe përmbajtje të lartë të kaliumit dhe këto kontribuojnë për ta bërë atë një ushqim ideal për ata që kalojnë këtë gjendje.

Por sigurohuni që të konsultoheni me mjekun para se ta shtoni në dietën tuaj.

7. Ndihmon në luftimin e anemisë

Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit në banane, ato janë të mira për personat që vuajnë nga anemia. Anemia është një gjendje ku ka një rënie të numrit të qelizave të kuqe të gjakut ose të hemoglobinës në gjak.

Kjo çon në lodhje, gulçim dhe zbehje.

Sa banane duhet të hani në një ditë?

Të rriturit duhet të konsumojnë rreth 3.500 mg kalium në ditë, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Banania mesatare, me peshë 125g, përmban 450mg kalium, që do të thotë që një person i shëndetshëm mund të konsumojë banane të paktën shtatë para se të arrijë nivelin e rekomanduar. Doza e rekomanduar është 2-3 banane mesatare në ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësit e shëndetit!

Çfarë janë kundëroksiduesit?

Respektoni këto 6 pika

Si të mbrojmë trurin nga dëmtimet?


Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?