MENU
klinika

Kërkimi i azilit politik

A iku Gruevski nga Shqipëria për në Hungari?

15.11.2018 - 10:36

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski me një pasaportë të rremë ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar në mbrëmje dhe ka arritur i në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar në ambasadën hungareze.

Sipas të përditshmës serbe “Politika”, nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest.

Ndryshe në Maqedoni janë hapur shum dilema të ndryshme se Gruevski me anë të shërbimit sekret serb ka kaluar kufirin me veturë nga Maqedonia në Serbi ku më pas ka ikur në Hungari.

Ende nuk dihet se si ka ikur ish kryeministri Nikolla Gruevski, por me ikjen e tij institucionet e vendit nuk kanë treguar seriozitet dhe gatishmëri për mos ikjen e tij. /Konica.al/