MENU

Nga The Economist

A janë brazilianët gati për radikalizmin e presidentit të ri?

05.11.2018 - 16:06

Jair Bolsonaro e mbajti fjalimin e tij të parë si president nga banesa e tij në Barra da Tijuca, një lagje në plazhin e Rio de Janeiro, nëpërmjet Facebook Live. Kjo shkonte fiks. Mediat sociale e sollën Bolsonaron në pushtet, kongresmenin e të djathtës ekstreme, tanimë presidenti i demokracisë së katërt më të madhe në botë.

Bolsonaro mundi  rivalin e tij, Fernando Haddad nga Partia e Punëtorëve, me 55% të votave (megjithëse një numër rekord abstenoi). Votuesit e zgjodhën Bolsonaron, një ish-kapiten ushtrie, për të shpëtuar nga  korrupsioni, krimit në rritje dhe rënia ekonomike.

Tregjet financiare shpresonin se ai do të zvogëlonte shpenzimet, , do të privatizonte firmat shtetërore dhe do të eliminonte burokracinë. Reforma të tilla janë të nevojshme për të shmangur një krizë borxhi.

Bolsonaro duket i gatshëm t’i japë shumë autoritet mësuesit të tij ekonomik, Paulo Guedes, një ekonomist pa përvojë politike. Ai do të udhëheqë një “super ministri të re të ekonomisë” që do të përfshijë ministritë e financave, planifikimit dhe industrisë.

Por ekipi Bolsonaro gjithashtu ka probleme. Palët ekonomike dhe politike duket se nuk flasin me njëri-tjetrin, thotë Zeina Latif, një biznesmene.

Inkurajimi i policisë për të vrarë kriminelë të dyshuar jep përshtypjen se qeveria po bën diçka për krimin.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurinë publike ka vendosur Sérgio Moro, një gjyqtar që drejton hetimet e korrupsionit të Lava Jato. Ky është një tjetër emërim i dyshimtë (Ai burgosi Luiz Inácio Lula da Silva, një ish-president që mund të fitonte zgjedhjet). Bolsonaro hoqi dorë nga ideja për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës së Parisit, por mund të bashkojë ministrinë e mjedisit me ministrinë e bujqësisë. Ambientalistët do të  tmerroheshin nga kjo.

Edhe pse shumë brazilianë u entuziazmuan për fitoren e Bolsonaros, ai u ka treguar të gjithë atyre që besojnë tek demokracia, se duhet të kenë frikë prej tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Peisazhi politik po ndryshon

Pse në Brazil po shtohet radikalizmi?