MENU
klinika

Përplasje politike e morale

Afati i dekretimit të Lleshit, juristët: Vendin mund ta zërë Rama

03.11.2018 - 16:30

Afati i dekretimit të Sandër Lleshit, në krye të Ministrisë së Brendshme, nga presidenti Ilir Meta, është deri në mesnatën e së shtunës.

Kreu i Shtetit ka marrë të gjithë kohën e duhur për t’u njohur me figurën e ish- gjeneralit, pasi ka marrë informacione nga institucionet e kërkuara.

Por sipas juristëve, Shqipëria nuk e ka luksin të qëndrojë kaq gjatë pa një Ministër të Brendshëm.

Lidhur me këtë çështje ka folur dhe juristja Brizida Gjikondi:

Brizida-gjikondi-konica.al
Brizida-gjikondi-konica.al

“Shqipëria nuk ka luksin të jetë pa Ministër të Brendshëm jo vetëm si anëtar i NATO-s, jo vetëm në kuadër të reformës në drejtësi që ka ndërmarrë, por dhe në kuadër të arrestimeve dhe goditjeve që ka filluar të ndërmarrë kundrejt krimit të organizuar.”

Në rastin e mosdekretimit të Sandër Lleshit, juristja Gjikondi shprehet se ka mjaft gjasa që postin e Ministrit të Brendshëm ta marrë vetë Kryeministri.

“Atë mund ta zërë zoti Rama dhe zotin Lleshi në mënyrë onorifike e bën zëvëndësministër. Ndërkohë vetë zoti Lleshi do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Do ketë një përplasje politike dhe morale.”

Të shtunën me 27 tetor, kryeministri Rama lajmëroi për dorëheqjen e Fatmir Xhafaj dhe emëroi si zëvendësues të tij këshilltarin e sigurisë, Sandër Lleshi.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”