MENU
klinika

Takon homologun serb

Ahmetaj “afrohet” me Serbinë

19.11.2018 - 15:08

Ministri i Financave Arben Ahmetaj zhvillon të hënën një vizitë zyrtare në Serbi, ku u prit nga homologu serb, Siniša Mali.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan për bashkëpunim në fushën e doganave dhe tregtisë dhe, në veçanti, për eliminimin e barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve.

Ata shprehën nevojën për lehtësim të procedurave dhe reduktim të dokumenteve të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave.

Sipas njoftimit nga Ministria e Financave, takimi ishte një hap përpara në njohjen reciproke të certifikatave veterinare dhe fitosanitare mes dy vendeve.

Ata ndanë mendimin se Shqipëria dhe Serbia luajnë një rol kyç në rajon dhe vendosja e fokusit tek ekonomia është prioritet absolut. Sipas tyre, nëse dy vendet bashkëpunojnë mes tyre, i gjithë rajoni do të ketë përfitime.