MENU
klinika

Shifrat publike

Ahmetaj: Stoku i detyrimeve arrin deri në 14.4 mld lekë

14.11.2018 - 19:23

Detyrimet e prapambetura në total deri më tani arrijnë në 14.4 miliardë lekë dhe pjesën më të madhe të tyre e zenë ato të pushtetit vendor prej 12 miliardë lekësh.

Shifrat janë bërë publike nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili tha se detyrimet e akumuluara të qeverisë janë vetëm 2.4 miliardë lekë dhe do të shlyhen brenda këtij viti.

“Stoku i detyrimeve të prapambetura i cili shlyhet cdo vit brenda vitit buxhetor këtë vit i riu është rreth 2.4 mld, gjë që do të shlyhet brenda vitit ose sic është bërë traditë nqs për shkak të punëve sidomos në infrastrukturë një vit buxhetor gjëja e parë që bën ministria përgjegjëse menjeherë shlyhen faturat që ka marrë.”-tha Ahmetaj

arben ahmetaj buxheti 2019-konica.al
arben ahmetaj buxheti 2019-konica.al

Në totalin e detyrimeve të mbartura në vite gati gjysma prej 6,5 miliardë lekësh i përkisnin Bashkisë së Tiranës. Ministri tha se nga këto detyrime bashkia e kryeqytetit i ka përgjysmuar.

‘‘Pushteti vendor ka akumuluar afërisht rreth 12 mld lekë të cilat janë në reduktim e sipër ne kemi një skedulë taksativ me pushtetin vendor për shlyerjen e detyrimeve Tirana ka pasur momentin që në 2015 u bë ndryshimi si rezultat i zgjedhjeve të kryetarëve ka pasur një detyrim të prapambetur rreth 6.5 mld lekë të lëna në tryezë si detyrime të prapambetura të cilat tani janë përgjysmuar.’’- u shpreh Ahmetaj

Pavarësisht devijimit të planit gjatë vitit të kaluar kreu i financave premtoi ulje të borxhit.