MENU
klinika

E publikon babai

Aksidentohet me makinë Dua Lipa

02.11.2018 - 18:49

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është përfshirë në një aksident së fundmi, por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Lajmi është bërë i ditur nga babai i saj Dukagjin Lipa, i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij të “Twitter”-it ka zbuluar së çfarë i kishte thënë Dua Lipa për ta njoftuar për aksidentin.

Kanë ardhur ditët që të dëgjoj: Babi, unë përplasa makinën time”, shkruajti ai duke shtuar ikona duke qeshur.

Ndër komentet e shumta, fansat kanë thënë se Dua ishte shumë e turpëruar në ato momente që po telefononte babain.

Dua Lipa e ka rritur ndjeshëm fëmën e saj gjatë kohëve të fundit, duke arritur suksese të një pas njëshme në muzikë.