MENU
klinika

Rezart Veleshnja

Aktori: Truproja i Berishës më kërcënoi me jetë

12.11.2018 - 14:44

Aktori i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja ka zbuluar, i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, se është kërcënuar me jetë vite më parë nga truproja i Sali Berishës, në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër.

I pyetur nëse ndonjë nga personazhet realë është mërzitur nga imitimet e tij, aktori përmendi rastin e ish-kryeministrit Berisha, që sipas tij dërgonte njerëz për të rrahur aktorët që e imitonin ish-kryetarin e Partisë Demokratike.

Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se dikur Sali Berisha i rrihte ata që i imitonin. Po kur e imitonin, Saliu dërgonte njerëz që ti rrihnin, bodigardët e vet. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodigardi më ka thënë, po e imitove edhe një herë do të fus plumbin kokës. Ka qenë bodigardi i Berishës, një bjond i gjatë, i shëndoshë. Çfarë bëra? I thashë hajde më gjuaj. Po këtu në Shqipëri nuk të vret njeri për llafe apo për imitime, janë kot. Në Shqipëri shaj sa të duash, shpif sa të duash, bëj çfarë të të dojë e bardha zemër, nuk të vret njeri. Po ndërhyre tek lekët aty të vrasin”, tha aktori.