MENU
klinika

Fizikanti i Papërsëritshëm

Albert Ajshtajni, gjeniu më i madh i shekullit të XX

09.11.2018 - 20:53

Si sot në 1921 Albert Ajshtajni (Albert Eistein) merr çmimin Nobel në Fizikë për për shpjegimin e tij të efektit fotoelektrik. E rëndësishme është të thuhet se ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, radios dhe televizionit.

Albert Ajnshtajni ishte një qytetar i botës, si e cilëson ai veten me origjinë hebreje që mbahet ndryshe si maja e paradigmës në Fizikë sot për sot në lidhje me Teorinë e Relativitetit. Në botën e dijeve shumica kanë qenë me origjinë hebreje, madje janë edhe sot.

Ai është personaliteti më i madh i shkencës në shekullin e XX. Një nga figurat që ndriçoi njerëzimin me pikëpyetjet që e mbulojnë Universin, si dhe një pasues i denjë pas Galileo Galilos në Fizikë, dhe me të vërtetë ‘’Globi rrotullohet’’ por me një lakueshmëri dhe në kohë, me një energji sa material shpërfaqet në ndryshueshmëri. Ai është ndryshe fizikanti me ndikimin më të madh në botën e fizikës dhe të astornomisë, por gjithashtu edhe i konceptit në lidhje me të vërtetën absolute që e shpall atë me relativitet. E vërteta absolute si e ndikimit Aristotelian dhe më pas dogmatik në mesjetë bie komplet si koncept bashkëkohor.

Mbahet si shpallës i një revolucioni të gjithanshëm shkencor në vitet ‘60 sipas Tomas Kuhn historianit të shkencës.

Ai hedh teorinë e përgjithshme të relativitetit (E = mc²) dhe që atëherë bota e shkencës mundohet t’u japë zgjidhje teorive që ka lënë ai, shumë prej tyre e kundërshtojnë, shumë e përkrahin këtë teori, por ai është akoma në majë të një paradigmë të përgjithshme shkencore. Aty parashtron fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.

Teoria më e rëndësishme ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Revolucioni që bëri ai ishte se tha që koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një njeriu ne raport me një objekt apo një ngjarje.

Albert Ajnshtajni lindi më 14 mars 1879, në Ulm, Württemberg, Gjermani. Rridhte nga një familje e klasës së mesme. Ai gjithashtu shkroi qindra libra dhe artikuj.

Ai ka qenë me plot gojën gjeni. Gjenialiteti i tij ishte i pashembullt. Një shkencëtar i adhuruar nga bota mbarë, antisemitist, publicist dhe antinazist, professor dhe autoritet shkencor. Ai largohet nga Gjermania naziste kur ajo fillon e bëhet e rrezishkme për hebrenjtë dhe me famën e tij fiton një fond të palimitueshëm për atë kohë për të zhvilluar shkencën.

Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Mendohet se rruga nga ka kaluar ai ka qenë sipas studiuesve shqiptarë nga Durrësi.

Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi.

Paradoksalisht ai ka qenë një pacifist dhe humanist i madh, por që kontribuoi për armën më të rrezikshme sot për sot që e kërcënon njerëzimin, atë të bombës bërthamore që ka vrarë me qindra mijëra njerëz deri në rënien e perandorisë Japoneze, apo në difektet e centraleve bërthmore si incidenti Çernobilit dhe të incidetneve që ajo mund të rrezikojë në të ardhmen.

I shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë dhe njëkohësisht e kuptoi që kjo ishte gafa më e madhe e jetës së tij. Me forcën e madhe që donte paqe për njeriun ai shpalli vdekje.

Është e famshme thënia e tij për luftën e III Botërore ku ai thotë se do të zhvillohet me shkopinj.

Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të veprës me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, që përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës që në hapësira të mëdha ndryshon nga forca e rëndesës së Njytonit. Ai e përthyen Njutonin mëdysh në hapësira të mëdha, që do të thotë se thjesht teoria e Njytonit bie për llojin e hapësirave.

I ati ishte pronar i një fabrike që prodhonte pajisje elektrike, ndërsa e ëma pëlqente librat dhe muzikën.

Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zurich të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.

Popullaritetin e vet ai e fitoi si një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur me përqeshje gjuhe ndër foto. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Në një dimesion tjetër të personalitetit të Ajshtajnit ka një errësi dhe zhvillime jo aq të drejta sa do duhet të ishte. Ishte kontravers, dhe kjo kuptohet si gjeni që ishte. Gjithmonë gjenitë nuk lëvizin në përkryerje, por në gabime.

Ai ndahet nga gruaja e tij e parë ku ka dhe një djalë. Nëna nuk e donte gruan me origjinë sllave që siç mendonte ajo nuk ishte e drejtë të ishte me Ajshtjanin, edhe ajo fizikante.

Për fat të keq djali më pas ka pasur problem të mëdha psikike dhe ka qenë i shtruar në spital. Martohet me kushërirën e tij dhe përsëri nuk ka marrëdhënie të mira, por gati-gati vë një autoritet të tepruar edhe mbi të. Shumë kohë mendohet se ka qenë një feminist i pandreqshëm.

Karakteristike e një lloj gjenialiteti siç ishte vetë Ajnshtajni ka se personaltieti i tyre është shumë i mbyllur dhe i rezervuar. Edhe ai ishte fëmijë i heshtur e i urtë, i cili filloi të fliste vonë dhe kishte vështirësi të mësonte për të lexuar. Mendohet të kishte një lloj autizmi të veçantë që ngjizet me gjenialitet.

Karakteristika tjetër e të gjithë gjenive është se ata nuk mundet dot që të përputhen me sistemin arsimor, nuk rrinë dot brenda kategorive të dijeve siç i jep shkolla. Sot ka shkolla speciale për gjenitë, por më parë ata kanë qenë ndryshme në mënyrë simbolike anarkistët e parë të sistemeve shkollore. Ai ishte një lloj anarkisti i fshehur në gjenialitetin e tij të papërsëritshëm dhe atë e shprehu në matematikë e më pas në fizikë. Të gjithë gjenitë e kanë këtë lloj anarkie në arsye.

Gjeniu më i madh i shekullit të XX mbylli sytë në moshën 76 vjeçare më 18 prill 1955 dhe e ndjeu veten të realizuar në udhëtimin e tij. U varros në Princeton, Nju Xhersi, SHBA.

Kush ishte Ajshtajni ndryshe?

Po ashtu, Ajnshtajni ishte filozof i madh dhe një udhëheqës moral, disa nga mësimet e jetës ishin:

Ndiqni kuriozitetin tuaj: “Nuk kam talent të veçantë. Thjesht jam kureshtar i zjarrtë”. Këmbëngulja është e paçmueshme: “Nuk është se unë jam aq i zgjuar; veçse rri pak më gjatë me problemet”.

Fokusoju tek e tashmja

Imagjinata është e plotfuqishme.

Bëni gabime etj.,

10 gjërat që duhet të dini për Ajnshtajnin

  1. I pëlqente lundrimi

Kur Ajnshtajni frekuentonte kolegjin në Institutin Politeknik në Zyrih, Zvicër, ra në dashuri me lundrimin. Shpeshherë do merrte një anije në një liqen, nxirrte bllokun, qetësohej dhe mendonte. Megjithëse Ajnshtajni nuk mësoi kurrë të notonte, lundrimin e pati hobi gjatë gjithë jetës së tij.

  1. Truri i Ajnshtajnit

Në vitin 1955, kur Ajnshtajni vdiq, ia dogjën dhe hirin e shpërndanë, ashtu siç kishte lënë amanet. Megjithatë, para se t’ia digjnin trupin në krematorium, patologu Thomas Harvey në spitalin e Princetonit zhvilloi një autopsi, gjatë së cilës hoqi trurin e Ajnshtajnit.

Në vend që ta rikthente sërish në trupin e tij, Harvey vendosi ta mbante, me sa duket për studim. Harvey nuk kishte leje për të mbajtur trurin e Ajnshtajnit, por disa ditë më vonë, ai e bindi djalin e Ajnshtajnit se do të ndihmonte shkencën. Menjëherë pas kësaj ndodhi, Harvey u shkarkua nga detyra që mbante në Princeton, sepse refuzoi të hiqte dorë nga truri i Ajnshtajnit.

Për katër dekadat e ardhshme, Harvey mbajti trurin e copëtuar të Ajnshtajnit (Harvey e kishte ndarë në 240 copa) në dy kavanoza masoni gjithnjë me vete, ndërsa lëvizte rreth e rrotull vendit. Herë pas here, Harvey do të shkëpuste një copë dhe do t’ia dërgonte atë ndonjë studiuesi.

Së fundmi, në vitin 1998, Harvey e ktheu trurin e Ajnshtajnit tek patologu i Spitalit Princeton.

  1. Ajnshtajni dhe violina

Nëna e Ajnshtajnit, Paulina, ishte një pianiste profesioniste dhe donte që djali i saj të donte edhe muzikën, prandaj i filloi mësimet e violinës që kur ishte gjashtë vjeç. Për fat të keq, në fillim, Ajnshtajni urrente t’i binte violinës. Preferomte më shumë të ndërtonte shtëpi me letra, gjë të cilën e bënte vërtet mirë, ose të bënte çfarëdolloj gjëje tjetër.

Kur mbushi të 13-at, papritur ndryshoi mendim rreth violinës kur dëgjoi muzikën e Moxartit. Me një pasion të ri për të luajtur, Ajnshtajni vazhdoi t’i binte violinës deri në vitet e fundit të jetës së tij.

Për gati shtatë dekada, Ajnshtajni jo vetëm që do ta përdorte violinën për t’u çlodhur kur ndjehej i bllokuar në procesin e të menduarit, por njëherazi do të luante në recitalet lokale ose do të bashkohej me grupet e improvizuara si kremtimet e Krishtlindjeve, të cilët ndaleshin para shtëpisë së tij.

  1. Drejtimi i Izraelit

Pak ditë pasi udhëheqësi sionist dhe presidenti i parë i Izraelit, Chaim Ëeizmann vdiq më 9 nëntor 1952, Ajnshtajni u pyet nëse ai do të pranonte pozitën e të qenit presidenti i dytë i Izraelit.

Ajnshtajni, rreth të 73-va, nuk e pranoi ofertën. Në letrën zyrtare të refuzimit, Ajnshtajni deklaroi se jo vetëm që i mungonte “aftësia natyrore dhe përvoja për t’u marrë me njerëzit”, por gjithashtu ai ishte i moshuar.

  1. Urrente çorapet

Një pjesë e sharmit të Ajnshtajnit ishte edhe pamja e tij e çrregullt. Përveç flokëve të kreshpëruar, një nga zakonet e veçanta të Ajnshtajnit ishte se nuk vishte çorape.

Pa e vrarë mendjen nëse ishte duke lundruar apo në një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Ajnshtajni shkonte kudo pa çorape. Për Ajnshtajnin çorapet ishin një dhimbje, sepse hera-herës do t’i bëheshin me vrima. Përveç kësaj, përse i veshim të dyja, edhe çorape, edhe këpucë, kur njëra prej tyre do ishte për bukuri?

  1. Një busull të thjeshtë

Kur Albert Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe me regjim shtrati, i ati i tregoi një busull të thjeshtë xhepi. Ajnshtajni gati u hipnotizua. Çfarë force ushtrohej tek ajo gjilpërë e vogël për ta drejtuar vetëm drejt një drejtimi?

Një pyetje e tillë e përndoqi Ajnshtajnin për shumë vite dhe vërehet si zanafilla e magjepsjes së tij me shkencën.

  1. Projektoi një frigorifer

Njëzet e një vjet pasi shkrimi Teorinë e tij të Veçantë të Relativitetit, Albert Ajnshtajni shpiku një frigorifer që operonte me gaz alkoolik. Frigoriferi mori patentën në vitin 1926, por nuk hyri kurrë në prodhim, sepse e nxorri jashtë loje teknologjia e re.

Ajnshtajni shpiku frigoriferin, sepse lexoi për një familje që ishte helmuar nga dioksidi i sulfurit që kishte lëshuar frigoriferi.

  1. Ishte duhanpirës i çmendur

Ajnshtajni adhuronte të pinte duhan. Ndërsa bënte ecejake mes shtëpisë dhe zyrës së tij në Princeton, shpeshherë e shihnin të shoqëruar pas nga tymnaja. Thuajse pjesë e pandarë e imazhit të tij, si flokët e kreshpëruar dhe rrobat e gjera, çibuku ishte pjesë e pandashme e Ajnshtajnit.

Në vitin 1950, Ajnshtajni shprehet: “Unë besoj se pirja e duhanit me çibuk kontribuon në një gjykim disi të qetë dhe objektiv tek të gjitha çështjet njerëzore”. Megjithëse, parapëlqente çibukët, Ajnshtajni nuk ishte nga ata që kthente mbrapsht një puro apo qoftë edhe një cigare të thjeshtë.

  1. U martua me kushëririn

Pasi Ajnshtajni u divorcua me gruan e tij të parë, Mileva Maric, në vitin 1919, ai u martua me kushërirën e tij, Elsa Loeëenthal. Sa të afërt ishin? Shumë të afërt. Elsa kishte lidhje gjaku në të dyja anët e familjes së tij.

Nëna e Albertit dhe nëna e Elsës ishin motra, plus babai i Albertit dhe babai i Elsës ishin kushërinj. Kur ata ishin të vegjël, Elsa dhe Alberti kishin luajtur së bashku. Megjithatë, romanca e tyre filloi vetëm pasi Elsa u martua dhe u divorcua nga Max Loeëenthal.

  1. Kishte një vajzë të jashtëligjshme

Në vitin 1901, para se Albert Ajnshtajni dhe Mileva Maric të martoheshin, të dashuruarit e kolegjit bënë një arratisje romantike në liqenin e Comos në Itali. Pas pushimeve, Mileva ishte shtatzënë. Në atë epokë dhe moshë, fëmijët e paligjshëm nuk ishin të pazakonshëm, gjithsesi nuk pranoheshin nga shoqëria.

Meqenëse Ajnshtajni nuk kishte para për t’u martuar me Maricin dhe as aftësinë për të mbështetur një fëmijë, të dy nuk ishin në gjendje të martoheshin derisa Ajnshtajni të gjente një punë fikse një vit më vonë. Në mënyrë që të mos përlyente reputacionin e Ajnshtajnit, Maric u kthye tek familja e saj së bashku me vajzën, të cilën e quajti Lieserl.

Megjithëse Ajnshtajni ishte në dijeni për vajzën e tij, nuk dimë asgjë se çfarë ka ndodhur me të, me përjashtim të disa referencave nisur nga letrat e Ajnshtajnit, e fundit daton në shtator 1903.

Besohet se Lieserl ose vdiq pasi vuante nga ethet e kuqe në një moshë të hershme ose u mbijetoi etheve dhe u dha për birësim.

Të dy, Alberti dhe Mileva e mbajtën të fshehur ekzistencën e Lieserlit, madje vetëm vitet e fundit ranë në gjurmët e saj studiuesit.

Nga Eugent Kllapi

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!