Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi kanë një “fole të re” për familjen që po e krijojnë në shtetin turk. Dyshja romantike raportohet se ka blerë një super vilë në Çekmekoy pasi u bë e ditur se janë në pritje të një djali.
Vila është katërkatëshe dhe është në qytetin e bukur të Stambollit, e cila u ka kushtuar rreth 800 mijë euro, ndërsa aktualisht në Zincirlikuyu. Shtëpia do të ketë një kopsht të madh dhe pishinë fantastike që mund ta shfrytëzojnë edhe gjatë dimrit.
Almeda së fundi ka filluar edhe një karrierë në fushën e muzikës, ku ka sjell këngën e parë të titulluar Alabama. Tolga është duke punuar në projekte të reja filmike që do të mund t’i shohim në ekranet e vogla televizive.