MENU
klinika

Unaza e Re

ALUIZNI përjashton 107 subjekte nga proçesi i legalizimit

27.11.2018 - 15:51

ALUIZNI ka skualifikuar 107 subjekte nga procesi i legalizimit, pasi preken nga nga projekti i Unazës së Madhe.

Në faqen zyrtare të institucionit, thuhet se prej dy muajsh ALUIZNI ka filluar një punë paraprake për evidentimin e objekteve pa leje që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në njoftimin e ALUIZNI-t sqarohet se për shkak të problematikave në terren und të ketë qytetarë që megjithëse posedojnë objekte në gjurmën e projektit të miratuar, nuk e gjejnë veten në listën e publikuar.

“Me Vendimin Nr. 1 datë 20.11.2018, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi Projektin “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Bashkia Tiranë”.

aluizni kerkese prokurorise-konica.al
aluizni kerkese prokurorise-konica.al

Mbi bazën e këtij projekti, drejtoritë e ALUIZNI-t Tiranë, vijuan procedurat e përjashtimit nga procesi i legalizimit të objekteve që prek ky projekt.

Aktualisht po paraqesim Listën e subjekteve që skualifikohen nga procesi i legalizimit, për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.Vendimet e skualifikimit, që prej ditës së sotme, i janë përcjellë zyrtarisht secilit subjekt të interesuar me rrugë postare.” –thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

Më tej në njoftim sqarohet se subjektet me leje legalizimi, subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste.

Ata janë përfshirë në listen e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja.

ALUIZNI, së bashku me ZRPP, ARRSH dhe Bashkinë Tiranë, me grupet e tyre të përbashkëta të punës, mbeten në dispozicion të qytetarëve për çdo lloj sqarimi, verifikimi dhe plotësimi dokumentar.

“Ftohen në vijim këta qytetarë, të paraqiten pranë zyrave të Drejtorive të ALUIZNI-t Tiranë, për të sqaruar problematikën e tyre.Përfitojmë nga rasti që të ftojmë qytetarët të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qerasë dhe strehimit social.”- vijon njoftimi.

SUBJEKTET-E-SKUALIFIKUARA-1-konica.al
SUBJEKTET-E-SKUALIFIKUARA-1-konica.al
SUBJEKTET-E-SKUALIFIKUARA-2-konica.al
SUBJEKTET-E-SKUALIFIKUARA-2-konica.al
SUBJEKTET-E-SKUALIFIKUARA-2-konica.al
SUBJEKTET-E-SKUALIFIKUARA-2-konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti i Unazës së Madhe

ALUIZNI: Ndërtimet nuk legalizohen


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!