MENU
klinika

Dëmet nga aksidentet

AMF rrit me 2.2 milionë euro Fondin e Kompensimit

09.11.2018 - 16:18

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur të rrisë me 274 milionë lekë vlerën e fondit të kompensimit të dëmeve për vitin 2018. Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve paguan dëmet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara.

Rritja me rreth 2.2 milionë euro e vlerës së fondit të kompensimit do të shkojë për pagesën e dëmeve të papaguara deri në fund të vitit 2013. Në vite kompanitë kanë akumuluar detyrime të mëdha ndaj fondit të kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, detyrimet ende të bartura arrijnë në rreth 1.7 miliardë lekë ose 13 milionë euro.

Shoqëritë e sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në sigurimin e detyrueshëm motorik, janë të detyruara të kontribuojnë çdo vit financiarisht në fondin e kompensimit, në përpjestim të drejtë, me primet bruto të shkruara në këto lloj sigurimesh, në vitin paraardhës.

Mosfunksionimi i Fondit të Kompensimit ka qenë një plagë për tregun e sigurimeve prej afro 15 vjetësh. Vetëm në dy vitet e fundit, nën presionin e Komisionit Kuvendor të Ekonomisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po arrin disa rezultate në shlyerjen e detyrimeve të bartura për vite me radhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


152 viktima në nëntë muaj

Aksidentet, mbi 14 milionë euro dëme