MENU
klinika

Abuzimi me rrugën Tiranë-Elbasan

‘Arrest shtëpie’/ Gjykata jep masën për Dashamir Xhikën

23.11.2018 - 16:01

Ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika ka marrë ditën e sotme vendimin nga Gjykata Penale, për lirimin nga burgu dhe do të hetohet për shpërdorim detyre nën masën “arrest shtëpie”.

Xhika u akuzua për shpërdorim detyre në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasa, dhe sot u njoftua për ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Gjithashtu dy personat e tjerë si Albens Alite dhe Aksel Qorduka vijojnë te hetohen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

dashamir xhika-konica.al
dashamir xhika-konica.al

Kujtojmë se ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u arrestua më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot.

Ndërtimi i rrugës ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por pas auditit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës rezultoi se rruga Tiranë-Elbasan kishte një dëm prej 54 milionë dollarë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda liroi Xhikën më 23 korrik pas një vendimi aspak transparent, por pas apelimit nga Prokuroria, gjykata vendosi ta rikthejë sërish në burg.

Por sot Dashamir Xhika la qelinë për t’u hetuar nën masën “arrest shtëpie”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës