MENU
klinika

Në kërkim ndërkombëtar

Arrestohen 3 persona në Kukës dhe Tropojë

27.11.2018 - 13:18

Janë arrestuar këtë të martë nga policia 3 persona të cilët ishin shpalluar në kërkim ndërkombëtar në Kukës dhe në Tropojë.Të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, “Kultivim i bimëve narkotike”,” plagosje” dhe “ vjedhje me dhunë”.

3 persona janë vënë në prangat e policisë këtë të martë pasi ishin shpallur prej kohësh në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë mësohet se tre të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A.M., vjeç 56, banues në Tropojë , R.B., 30 vjeç dhe M.B. 30 vjeç, të dy këta banues në Gjakovë, në Kosovë.

Bëhet e ditur se të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, “Kultivim i bimëve narkotike”,” plagosje” dhe “ vjedhje me dhunë”.

Prej tyre 56 vjeçari me inicialet A.M i arrestuar nga policia e Tropojës, akuzohet për veprën penale, “Kultivim i bimëve narkotike”, ndërsa rezultonte i dënuar më parë me 1 vit 2 muaj burg.

Ndërkohë dy të tjerët janë ndaluar në pikën kufitare të kontrollit Morinë, në Kukës ku gjatë punës së kontrollit, punonjësit e shërbimit, konstatuan se këta persona rezultonin me dokumentacion të parregullt pasi ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se arrestimi i tyre provizor u bë për qëllim ekstradimi .

Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Ndalohet një shtetas i dënuar me 1 vit 2 muaj e 14 ditë burg.
Gjithashtu, arrestohen dy shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tyre.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, ndaluan shtetasin në kërkim,

-A.M., vjeç 56, banues në fshatin Gri, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Apelit Shkodër me vendim Nr.894, datë 14.11.2018, e ka dënuar me 1 vit 2 muaj e 14 ditë burg, për veprën penale të ”Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal .

Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në hyrje bënë ndalimin e dy shtetasve kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konrektisht; R.B., vjeç 30, banues në Devë-Gjakovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoj në kërkim ndërkombëtar nga autoritet Gjermane.

Autoriteti gjyqësor në Ulm, Gjermani, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje” të parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë. M.B., vjeç 30, banues në Gjakovë, Kosovë.

Ndaj këtij shtetasi, autoriteti gjyqësor Cetinje, Mali i Zi, ka lëshuar Urdhër-arrestin Ndërkombëtar, dhe e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhjes me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tyre, me qëllim ekstradimi, si dhe materialet e përpiluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN