MENU
klinika

Arsyeja

Arrestohet aktori me famë botërore

03.11.2018 - 09:51

Aktori amerikan Alec Baldwin është arrestuar në Nju Jork, nën akuzën se ka rrahur me grushte një person, pas një debati për një vend parkimi.

Një zëdhënës i policisë lokale deklaroi se aktori u ndalua dhe iu komunikua akuza e agresionit.

Kjo nuk është hera e parë që 60-vjeçari përballet me ligjin.

Në vitin 2014, ai u arrestua për prishje të rendit publik.

Sipas policisë, një anëtar i familjes së tij kishte zënë një vend parkimi për Kadillakun e Baldwin, kur papritur një person tjetër ndërhyri me automjetin e vetë dhe e zuri hapësirën.

Mes aktorit dhe personit tjetër nisi një sherr verbal që kaloi në shtyrje fizike dhe më pas në goditjen me grusht.

 

Personi i lënduar, 49-vjeç, u dërgua në spital pas dhimbjeve në nofull.

I keni dëgjuar këto për Parisin?

Ana e errët e ‘kryeqytetit të dashurisë’

Personazhet e famshëm që kanë marrë ftesë

Zbulohen emrat e parë të “Big Brother VIP”

“Mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra”

Xhensila Myrtezaj thumbon Bes Kallakun në urimin që i bën Ajkës