MENU
klinika

Rrëfen pse e vrau

Arrestohet autori që masakroi futbollistin

01.11.2018 - 20:41

Para tri ditësh Brazili u trondit nga një ngarje makabre, një futbollist ishte masakruar dhe pastaj ishte hedhur anash rrugës i vrarë. Policia ka njoftuar se ka ndaluar Edson Brittes Junior, sipërmarrësin 38-vjeçar, që ka rrëfyer vrasjen e 24-vjeçarit, futbollistit brazilian Daniel Correa Freitas.

Vrasësi ka rrëfyer dhe pranuar se ka reaguar i ndikuar nga tërbimi, duke sqaruar se ka ndërhyrë për të ndalur një tentativë përdhunimi në dëm të bashkëshortes së tij, edhe ajo e përfunduar nën pranga.

“Bëhet fjalë për një baba familje, i detyruar për të reaguar me qëllim që të mbronte familjen e tij. Kur ka hyrë në apartamentin në të cilin ndodhej Freitas, është shtangur nga fakti që ka parë futbollistin teksa tentonte të praktikonte dhunë mbi të shoqen”, – ka sqaruar Claudio Dalledone, avokati i të akuzuarit.

Daniel Correa Freitas, Sao Paolo
Daniel Correa Freitas, Sao Paolo

Vrasësi, duke pranuar se ka kryer krimin, ka sqaruar se është përleshur me Freitas dhe se e ka dhunuar deri sa futbollisti kishte mbetur pa ndjenja. Për të vijuar më pas të plagoste trupin e tij me thikën që mbante në makinë, në të njëjtin mjet me të cilin ka transportuar më pas trupin e viktimës, përpara se ta braktiste atë disa kilometra larg vendit të krimit.

“Kur pashë time shoqe në vështirësi, nuk pashë më dhe kam reaguar në mënyrë instiktive, pa menduar. Miqtë e mi tentuan të më ndalojnë, por nuk kishte asgjë për të bërë. Në atë moment asgjë dhe askush nuk mund të më ndalonte”, – rrëfeu Brittes.

Trupi i futbollisti të ri brazilian është gjetur pothuajse me kokë të hequr, i shpërfytyruar dhe me organe gjenitale të masakruara, në një shkurre mbrëmjen e së shtunës. Bëhet fjalë për yllin e Sao Paulo, Daniel Correa Freitas, 24-vjeçar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN