MENU
klinika

Detajet

Arta Marku: Prokurori e Posaçme për pasurinë e bandave

21.11.2018 - 13:33

Një aksion për hetimin, sekuestrimin e konfiskimin e pasurive të personave që i kanë vendosur me veprimtari të paligjshme do të vihet në jetë, përpara krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Kryeprokuroroja e Përgjishme Arta Marku ka caktuar datën 20 nëntor për këtë aksion.

Prokuroria e Posaçme do të jetë një degëzim në në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që do të ketë si specifikë hetimin pasuror.

arta-marku-konica.al
arta-marku-konica.al

Nëpëmjet këtij udhëzimi duhet që prokuroria e policia gjyqëore të identifikojnë personat për të cilët ka hetime apo vendime të formës së prerë, shqiptarë apo të huaj me banim në Shqipëri.

Pas marrjes së dokumentacionit prokurorët e strukturës së posaçme nën mbikqyerjen e drejtuesit të Krimeve të Rënda duhet të vlerësojnë nisjen e hetimit pasuror. Nëse nga hetimi arrihet në përfundimin se duhet të vendoset sekuestro mbi pasurinë, atëherë prokurori i çështjes ia kalon strukturës së posaçme.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!