MENU
klinika

Protesta tek Unaza e Re

Artistët krah banorëve në protestë: Pushteti do hajë kokën

20.11.2018 - 18:02

Banorët e Astirit vijojnë të zhvillojnë protestat kundër projektit për Unazën e Re, në ditën e tyre të 17-të.

Banorëve, të cilëve ju preken banesat nga ky projekt, iu janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë cilët si dhe artistë të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, aktori Neritan Licaj kërkoi nga banorët që të mos tërhiqen, pasi asgjë nuk kanë cfarë ju bëjnë.

neritan-licaj-konica.al
neritan-licaj-konica.al

Ai tha se Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën

“Mos u tundni nga vendi se nuk kanë çfarë t’ju bëjnë.

Kemi të bëjmë me një pushtet anti kombëtar. Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën.

Do i mblidhemi tek Kryeministria dhe do flasë si Rikardi i tretë ‘një kalë, një kalë’. Qëndroni se asgjë nuk kanë për t’ju bërë. E kanë ditën e shkurtër”– tha aktori Neritan Licaj.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”