MENU
klinika

“Së bashku për Skënderbeun”

Artistët shqiptarë koncert në Itali

14.11.2018 - 17:31

Artistë si Inva Mula, Dua Lipa, Ermal Meta Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Olen Çezari dhe Elhaida Dani, do të bashkohen në teatrin “Argentina” në Itali, më 19 nëntor me një koncert i cili i dedikohet Skënderbeut.

Aty ku performojnë artistët shqiptarë premtohet një natë festive e magjishme. Me ta do të jetë edhe ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana.

Nën moton “Tok së bashku për Skënderbeun” këta artistë do të performojnë në këtë natë, e cila pritet të jetë një mbrëmje e paharrueshme, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për komunitetin italian.

Në këtë manifestim, që bëhet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të qeverisë shqiptare dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore.

Pas takimit me Papën do të vazhdojë koncerti madhështor “Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”.

I paharruar në historinë e njerëzimit

Jul Cezari dhe shtatë parimet e lidershipit

Historia e saj, motiv për të shndërruar dhimbjen në forcë

Frida Kahlo, ikonë e kohës tonë moderne

New York Times shkruan pēr sopranon shqiptare

“Ermonela Jaho, këndon melodinë e shpirtit”

‘Gjithë njerztë faje kanë, për ne si pasqyrë janë’

Poezi e Çajupit me mezazh tejet të fuqishëm