MENU
klinika

Antarësimi i Kosovës

Asambleja e INTERPOL-it pritet të marrë vendim për Kosovën

18.11.2018 - 11:12

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, pa nisur punimet në Dubai, ku përveç tjerash do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë.

Punimet e Asamblesë do të zgjasin deri më 21 nëntor. Sot pritet të zgjidhet presidenti i ri i INTERPOL-it me mandat një vjeçar. Kjo pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë.

Meng Hongwei, që ishte zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë derisa po e drejtonte edhe INTERPOL-in, u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se ai ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion.

Shtetet anëtare të INTERPOL-it të martën, më 20 nëntor, do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizate, me të drejta të plota. /Konica.al/

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!