MENU
klinika

NBA

Asnjë si Raptors, Warriors fitojnë pa Curryn

11.11.2018 - 11:44

Kampionati i NBA ka një surprizë këtë sezon, me ekipin e Toronto Raptors që ka marrë fitoren e 12-të në 13 takime të luajtura. Toronto mundi sot 128-112 New York, takim i komanduar nga vendasit, që në pjesën e dytë diktuan në fushë, duke e merituar fitoren.

Për kanadezët u dallua Siakam me 23 pikë, ndërkohë që 62 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. San Antonio mundi 96-89 Houston, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim, me Spurs që ishin gjatë gjithë kohës në avantazh.

Menjëherë rikthehet te fitorja skuadra e Golden State, që mundi 116-100 Brooklyn. Edhe pse mungoi Curry, i dëmtuar, skuadra e Warriors pati epërsi në fushë, me Durant që realizoi 28 pikë e 11 asist, mbështetur edhe nga Cook me 27 pikë e Thompson me 24.

Fiton edhe skuadra e Lakers, që mundi 101-86 Sacramento jashtë fushe, ndeshje ku epërsia e ekipit kalifornian ishte e ndjeshme, me LeBron James që realizoi 25 pikë.

Koha shtesë ka rezultuar fatale për skuadrën e Milwaukee, surprizën e këtij sezoni, që u mund 128-126 nga Clippers, një ndeshje me shumë emocione e rivalitet. Harrell me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e 18 rebaund të Antetokounmpo për miqtë.